Qëlloi drejt një makinë në largim, në kërkim polici i ‘Shqiponjave’, Report Tv zbardh dëshmitë! Shoferi: Po shkoja te djali në spital! Kolegët: Hapi zjarr për vetëmbrojtje

24 Shtator, 10:52| Përditesimi: 24 Shtator, 13:56

  • Share

Prokuroria e Tiranës po heton një shkelje të rëndë në detyrë të tre punonjësve të forcave “Shqiponja” në Tiranë, e cila mund të kishte çuar në vrasjen e 2 personave, por fatmirësisht përfundoi vetëm me dëme materiale.

Episodi i rëndë është shënuar në 8 mars të këtij viti në segmentin rrugor Tiranë–Fushë Krujë. Tre policët e “Shqiponjave”, ndaluan një automjet për kontroll rutinë, por në tejkalim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme – siç thotë Policia-  njëri prej tyre, efektivi Rezart Berberi, qëlloi 2 herë me armën e shërbimit në drejtim të makinës, duke vënë në rrezik jetën e shoferit dhe pasagjerit. Asnjëri prej tre policëve nuk e raportoi ngjarjen tek eprorët ashtu siç ndodhi, por tentuan të fshehin provat duke bërë procesverbal të rremë dhe hoqën gëzhojat nga vendngjarja.

Për inspektorin Rezart Berberi 34 vjeç Gjykata e Tiranës vendosi “arrest me burg”. Kolegët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore nuk e lokalizuan për ta arrestuar, ndaj është shpallur në kërkim. Ai akuzohet nga Prokuroria e Tiranës për vrasje me dashje të mbetur në tentativë, falsifikim dokumentesh dhe kallëzim të rremë.

Ndërsa 2 inspektorët e tjerë, Elton Dokollari, 46 vjeç dhe Fliruan Zeneli 37 vjeç, janë në masë “detyrim paraqitje”, të dyshuar për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim, moskallëzim krimi, falsifikim dokumentesh dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Hetimet ndaj 3 policëve nisën pas kallëzimit të shoferit në automjetin që u qëllua me armë. Sipas burimeve nga grupi hetimor, qytetari ndaloi dhe i dha efektivëve dokumentet, por kërkoi të largohej pa vonesa pasi sipas tij kishte fëmijën të shtruar në spital. Efektivët nuk e lejuan dhe shoferi u largua me shpejtësi. Pas kësaj, thonë burimet - polici Rezart Berberi ka qëlluar në drejtim të automjetit 2 herë, ku plumbat e kanë kapur në pjesën e pasme. Dy efektivët në hetim kanë pretenduar qytetari ka tentuar t'i përplas me makinë, ndaj ata reaguan në kushtet e vetëmbrojtjes.

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 25/09/2024 02:39

    Te dy palet jane fajtore.Shoferi iku me nxitim me arsyen se kishte djalin ne spital.Por cdo kush po te ishte ne vend te atyre policeve,mund te kishte pikepyetje,ka vertet djalin ne spital,apo ka dicka te paligjshme ne makine, qe mund te zbulohet vetem gjate kontrollit te makines dhe ja mbathi per t'i shpetuar kontrollit?!Shoferet shqiptare duhet t'a dine se nuk mund te ikesh keshtu sic iku ky kur te ndalon policia edhe kur ke probleme te tilla,dhe plumbat qe hengri ne makine jane mesimi me i mire. Polici mund te justifikohej per gjuajtjen e bere nen dyshim,por indirekt rrezikoi jeten e nje personi qe mund te ishte i pafajshem,nje paralajmerim me gjuajtje ne ajer,apo me mire akoma, nje ndjekje prej ketij grupi,apo kolegeve qe mund te kishin diku perpara qe mund t'i kishin therritur per ndihme ne ndjekje mund te kishte qene zgjidhje me e mire.Gabimi i madh qe bene policet ishte nderhyrja ne skenen e ngjarjes dhe tentativa per t'a mbuluar e fshehur.

    Përgjigju
  • SsW: 24/09/2024 13:32

    Te gjithe mund ta kene ne makine nje dicka te paligjshme dhe kur ti ndaloj policia ti thone na dokumentat se ika kam djalin ne spital. Ju komentuesve besoj ju duket normale kjo? E vetmja aresye qe mund t ikesh eshte nese djali edhte brenda ne makine dge po cohet ne spital vetem per ceshtje urgjence dhe ne ate rast te te shoqeroojne policia deri ne spital dhe sigurisht t t bej kontroollet e nevoojshme ne momentin e duher se kshu po i cojme gjithe cunat ne soital dhe sa her t ndallojne ikim nga spitalithirrini mendjes

    Përgjigju
    • Beni: 24/09/2024 15:54

      Ke shume te drejte ne arsyetimin e bere dhe une si ju mendoj qe ska pasur asnje faj polici ne reagim.I vetmi faj GJIGAND i policeve eshte mos raportimi i situates se krijuar duke e fshehur si ngjarje dhe per kete arsye ata po gjykohen.Nese perdoret arma duhet raportuar menjehere ne te kundert i lind e drejta personit tjeter te te kallezoj si vrasje e mbetur ne tentative.

  • Rubin: 24/09/2024 12:45

    Fytyra e shtetit bejn karderin pastaj ikin me vrap si legena

    Përgjigju
  • xXx: 24/09/2024 11:29

    Keshtu eshte kur i le lepujve hekura ne breze...

    Përgjigju
  • Policia qe duam: 24/09/2024 11:09

    Ky duhet te denohet si gjith te tjeret per tentativ vrasje dhe shoket per moskallzim krimi dhe pengim te zbulimit te vertetes . Gjith keto te shqiponjave bejn si gango kushedi si ju duhet vetja . Per vete majn makina me xhama te zinj me targa te huaja e popullit i bejn zbor per nji rrip. Rregulli e disiplina duhet te filloj me ato te paret

    Përgjigju
    • Fix: 24/09/2024 12:30

      Pikerisht si polic me uniforme si pa uniforme njeri si ne pa asgje eshte. Pse ai qe i shtiu ky polici kd nuk eshte njeri se kapte plumbi ate nuk vdiste dot por fati tij i mir shpetoj. Te gjithe kush kryen shkelje si penale si administrative te procedot sipas kodit penal e civil. Vetem keshtu ka drejtesi. Jo eshte polic edhe nuk procedohet. Jo ore jo te gjithe te barabarte si me shkel si pa shkel kodet. Edhe shikoni si behet ky komb mjeran qe sdi ku ka kembet e koken.

  • Polic #: 24/09/2024 11:05

    Pse duhet të merren masa penale përderisa nuk ka ardhur pasojë. Polici hetohet disiplinarisht, nxirret një përfundim, u bëhet me dije edhe policëve të tjerë për të mos përsëritet i njëjti gabim dhe vendoset!! Përse e ka polici pistoletën atëherë?!!

    Përgjigju
    • ali baba me 40 hajdutet: 25/09/2024 09:00

      Nuk eshte e thene qe polici meqenese paska arme te qelloje. Kishte marre dokumentat, kishte dhe targat e makines keshtu qe mjafton t'a proçedonte.

    • Lala: 24/09/2024 13:35

      O polic po PSE ata QE shkojn per tentativ vrasje Öse tentative plagoaje ne burg Su dashka me I proceduar?

    • Njeri: 24/09/2024 12:33

      Lere rakine vella

    • Jo polic: 24/09/2024 12:26

      Po te ardhshin ty pasojat

    • rimi: 24/09/2024 11:39

      per te vrare qytetaret e ka. Qeke polic dhe sdike ca eshte tentativa e vrasjes. A mjerre ne thuaj se kush duhet te na mborje.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?