Policia aksion për lojërat e fatit në Vlorë, bllokohen disa pika! Shoqërohen disa persona (VIDEO)

4 Dhjetor 2021, 20:20| Përditesimi: 4 Dhjetor 2021, 20:52

  • Share

Policia e Vlorës ka zhvilluar këtë mbrëmje një aksion për të goditur lojërat e fatit ndërsa ka shoqëruar disa persona.

Report Tv mëson se aksioni i policisë është përqendruar përgjatë bulevardit Vlorë-Skele ku disa pika bastesh janë bllokuar.

Burime bëjnë me dije se blutë e Vlorës kanë sekuestruar materialet që ndodhen brenda në pikat e llotove.

Report Tv ka siguruar edhe pamje nga aksioni i policisë në disa lokale në qytetin bregdetar.

Prej kohësh në Shqipëri janë të ndaluara lojërat e fatit ndërsa aktivitete të tilla vijojnë në mënyrë të paligjshme online.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?