Partia Dekomratike fajësoi socialistët për vjedhjen e zyrës elektorale në Cërrik, ndërsa policia hodhi poshtë këto pretendime. Mbrëmjen e së premtes u arrestuan dy personat përgjegjës për vjedhjen e kompjuterit, që nuk kanë lidhje me fushatën elektorale. Në pranga u vendos Arben Metani i dënuar më parë për vjedhje dhe dhune ne familje dhe Klevis Zane, i cili përvetesoi sendet e vjedhura.
Në njoftimin zyrtar, blutë bëjnë me dije se autori i dyshuar është 36-vjeçari me inicialet Arben Metani, banues në Cërrik.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjes së ndodhur, në Cërrik, në subjektin e marrë e me qira për qëllime elektorale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të rastit shtetasin:
- A. M., 36 vjeç, banues në Cërrik",-njofton policia.
Po ashtu, blutë njoftojnë se është arrestuar edhe 46-vjeçari Klevis Zane. i cili ka blerë nga 36-vjeçari sendet e vjedhura në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në Cërrik.
"Gjithashtu, në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit K. Z., 46 vjeç, për veprën penale "Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale".
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi A. M., gjatë mesnatës, ka vjedhur në ambientin e marrë me qira (lokal) me qëllime elektorale, 1 kompjuter dhe 1 televizor dhe i ka shitur kompjuterin e vjedhur shtetasit K. Z.",njofton policia.
Kandidati demokrat Aurel Bylykbashi kërcënoi se në shenjë hakmarrje mund të djegë zyrat elektorale të PS-së dhe mund tëa çojë qytetin në një konflikt edhe më të madh se 2021, ku u vra simpatizanti i PS-së, Pjerin Xhuvani.
Ndërsa drejtuesi politik për Elbasanin, Tomor Alizoti, pretendoi se në kompjuterin e vjedhur kishte listat e sigurta të votuesve të PD, të cilat tani janë në duart e kundërshtarit.
Lajmi kryesor:
Vidhet zyra elektorale e PD në Cërrik, 2 në pranga! Kërcënon kandidati i Berishës: I vëmë zjarrin zyrave të PS, mund ta çojmë konfliktin më keq se në 2021
K.M/SI.E./ReportTv.al
