Policia ka bllokuar 3 mjete lundruese në Sarandë, Durrës dhe Shkodër në kuadër të kontrolleve për mbarëvajtjen e sezonit turistik.
Konkretisht janë bllokuar dy skafë në Durrës dhe Shkodër dhe një varkë në Sarandë. Skafi i bllokuar në Durrës dyshohet se është vjedhur në Australi. Drejtuesi i tij, 41 vjeçari nga Shijaku F.L 41 vjeç është vënë nën hetim në gjendje të lirë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Nga ana tjetër, drejtuesi i varkës në Sarandë është dënuar me 110 mijë lekë gjobë për mungesë dokumentacioni. Gjithashtu edhe drejtuesi i skafit në Shkodër u dënua me 10 mijë lekë gjobë për mungesë të dokumentacioneve për daljen në det.
Ta vjedhesh ne australi cfare kostoje do kete patur per te ardhur deri ne shqipri or teeeejjjjj
PërgjigjuIa merr ne kthese Magelanit or tej.