Bota

Policia e Belgjikës gjen 12 migrantë të fshehur në një trajler frigorifer, emigrantët janë të gjithë gjallë

30 Tetor 2019, 16:43| Përditesimi: 30 Tetor 2019, 17:32

  • Share

Policia e Belgjikës gjen 12 migrantë të fshehur në një trajler frigorifer, emigrantët janë të gjithë gjallë.

Kamioni ishte në një parking automobilistik në veri të vendit.

Ishte vet shoferi i automjetit që transportonte fruta dhe perime, që lajmëroi autoritetet policore.

Policia federale raportoi se migrantët, të gjithë me origjinë siriane dhe sudaneze, u dërguan në Zyrën e Emigracionit në qytetin e Antwerp.

Javën e kaluar, 39 migrantë u gjetën të vdekur në një kamion frigorifer në Essex në Britani pasi kaluan nëpër portin belg të Zeebrugge. Autoritetet belge po bashkëpunojnë me autoritetet britanike për hetimin.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?