Policia e Durrësit jep njoftim zyrtar për vrasjen në Durrës: Në spital një tjetër i plagosur, s'dihet nëse ka lidhje me ngjarjen

18 Shtator 2020, 21:45| Përditesimi: 18 Shtator 2020, 21:46

  • Share

1600456842_1600456050lokali.jpg

Policia e Durrësit ka dhënë njoftimin zyrtar për vdekjen e 39-vjeçarit Armando Baboçi, pas sherrit në Durrës. Ndërkohë, njoftojnë se një tjetër i plagosur është paraqitur në spital, i identifikuar me inicialet E.T.., por nuk dihet nëse ka lidhje me këtë ngjarjes ose jo.

"Në lidhje me informacionin e mësipërm ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit A.B., 39 vjeç dhe E.Gj., 19 vjeç, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës shtetasi A.B.

Po në lidhje me këtë informacion është paraqitur i lënduar në Urgjencën e Spitalit Durrës, shtetasi E.T., për të cilën grupi hetimor po punon për sqarimin nëse ka lidhje me këtë ngjarje", njofton policia.


Lajmi kryesor:

Sherr me karrige, shkop bejsbolli e armë në Durrës/ Vritet babai, plagoset i biri! Kapet autori, 5 të shoqëruar (VIDEO)


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?