Policia e Elbasanit ka arrestuar autorët e dyshuar të vrasjes së 30 vjeçarit Florjan Lamçja, në qytetin e Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku 42 vjeçari Ardiano Hajdari dhe 34 vjeçari Sokol Sanxhaktari në gjendje të dehur për motive të dobëta ishin konfliktuar me viktimën dhe si pasojë e plagëve të marra Lamçja ndërroi jetë në spital.
Arrestimi i dy personave u bë pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, rreth orës 04:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”. Sokol Sanxhaktari është dhëndrri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale "Vrasja me dashje" e kryer në bashkëpunim.
Lajmi kryesor:
Elbasani nuk gjen qetësi, vrasja e dytë brenda 12 orëve! Arrestohet dhëndri i Qazim Sejdinit
//ReportTv.al