Foto nga turi i 82-të çiklistik

Kronikë
Sport

Policia e Fierit njofton planin e masave për turin e 82-çiklistik të Shqipërisë, ja rrugët që bllokohen

29 Maj, 22:20| Përditesimi: 29 Maj, 22:23

  • Share

Policia e Fierit ka njoftuar se ditën e nesërme do të merren masa për garantimin e sigurisë rrugore dhe mbarëvajtjen e etapës së fundit të turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë.

Në kuadër të këtij aktiviteti sportiv, Policia Rrugore ka hartuar një plan të posaçëm masash, i cili parashikon kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore në qytetin e Fierit dhe zonat përreth.

Sipas njoftimit zyrtar, bllokimet do të jenë si më poshtë:

Autostrada Vlorë – Fier – Unaza e Fierit, nga ora 10:00 deri në orën 11:15;

Rruga Fier – Savër, nga ora 10:50 deri në orën 12:00;

Segmenti Savër – dalje në Levan, nga ora 11:45 deri në orën 13:00;

Rruga Levan – Qendër Fier, nga ora 12:40 deri në orën 13:15.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë zhvillimit të aktivitetit, si dhe të shmangin lëvizjen në këto akse gjatë orareve të përcaktuara, për të mos penguar garën dhe për të garantuar sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve.

Në përfundim të garës, qarkullimi do të rikthehet normalisht.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?