Policia e referoi 'vrasje me dashje', prokuroria zbuti akuzën' për vrasësin e Egli Progës! Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë nis verifikimin

14 Gusht, 15:58| Përditesimi: 14 Gusht, 23:48

  • Share

1723571646_egliprogadenismece.jpg

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë i ka kërkuar informacion Prokurorisë dhe Gjykatës së Korçës për të bërë verifikimet lidhur me procedurat që janë ndjekur për hetimin e vrasjes së Egli Progës, informon gazetari i Report Tv e Shqiptarja.com Sokol Dema.

ILD do të verifikojë nëse ka pasur ndërhyrje të paligjshme për të fshehur provat e vrasjes që do të çonin dhe në zbutjen e akuzës për autorin e dyshuar, Denis Meçe. 

42 vjeçari u vra më 10 gusht 2024 pranë lokalit të tij në Pogradec, ndërsa për autor është arrestuar Denis Meçe, të cilit prokuroria e Korçës ia ndryshoi akuzën nga ‘vrasje me dashje’ në ‘vrasje nga pakujdesia"

Prokurorja e çështjes, Vasjana Postol zbuti akuzën për 29-vjeçarin Denis Meçe. Policia e kishte referuar ngjarjen si vrasje me dashje, akuzë që dënohet nga 10 deri në 20 vjet burg. Por, rrahja brutale për vdekje që Denis Meçe i ka bërë Egli Progës, për prokuroren e çështjes Vasjana Postol është cilësuar si vrasje nga pakujdesia. Kjo vepër penale dënohet me gjobë ose me burgim deri në 5 vjet. Autori është nipi i Valter Gora, ish-drejtor i Postës Shqiptare.


Lajmi kryesor:

Egli Proga u vra ‘me dashje’ apo ‘nga pakujdesia’? Prokuroria e Korçës ia kalon 'topin' policisë: Aq prova solle! Gjykata ‘zhvishet’ nga përgjegjësia! ILD nis verifikimin


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?