Pas zhdukjes së ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima ka ardhur edhe një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit.
Sipas bluve të kryeqytetit denoncimi për zhdukjen e Shimës është bërë pasditen e sotme nga nëna e tij, rreth orës 17:00. Shima u ka dërguar një mesazh të afërmve, duke i njoftuar se po e arrestonin dhe pas këtij momenti, komunikimi me të është ndërprerë.
"Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç.
Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij", bën me dije Policia.
Lajmi kryesor:
‘Po më arrestojnë’, zhduket ish-zv/drejtori i AKSHI-t Daniel Shima! Familjarët bëjnë kallëzim në polici
S.B/ReportTv.al