Daniel Shima

Kronikë

‘Po më arrestojnë’, zhduket ish-zv/drejtori i AKSHI-t Daniel Shima! Familjarët bëjnë kallëzim në polici

20 Gusht, 19:08| Përditesimi: 20 Gusht, 22:22

  • Share

Ish-zv drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, Daniel Shima, rezulton i zhdukur prej mesditës së sotme në Tiranë.

Familjarët janë paraqitur në Komisariatin nr. 1 mbi dyshimet se mund të jetë arrestuar, pasi në një komunikim me një njeri të afërt, jo familjar, Shima është shprehur se po e arrestonin.

Por nga verifikimet e deritanishme ka rezultuar se nuk ka asnjë arrest ndaj tij.

Në këto kushte familjarët kanë bërë kallëzim për zhdukje në polici, i cili është bërë nga nëna e Shimës. Ndërkohë, nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të jetë e inskenuar, por edhe një pengmarrje e mundshme.

Nga policia, janë kryer disa kontrolle deri tani, por ende nuk është gjetur, ndërsa po punohet me kontaktet që ai ka pasur dhe lëvizjet e tij të ditëve të fundit.

Ora 22:10
Zhdukja e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, Policia njoftim: Nëna bëri kallëzim, ka humbur kontaktet me djalin

1755720833_AA.JPG

Pas zhdukjes së ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima ka ardhur edhe një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit. 

Sipas bluve të kryeqytetit denoncimi për zhdukjen e Shimës është bërë pasditen e sotme nga nëna e tij, rreth orës 17:00. Shima u ka dërguar një mesazh të afërmve, duke i njoftuar se po e arrestonin dhe pas këtij momenti, komunikimi me të është ndërprerë.

"Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç.

Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij", bën me dije Policia.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?