Policia gjatë ekspertimit pas protestës

Policia gjen dy çanta të mbushura me 15 Molotovë të paplasur në afërsi të Bashkisë së Tiranës

7 Tetor, 21:41| Përditesimi: 7 Tetor, 21:46

  • Share

Policia e Tiranës dhe Prokuroria kanë nisur këqyrjen e vendngjarjes dhe mbledhjen e provave të para.

Grupi i ekspertëve është vendosur fillimisht te Kryeministria, ku nisi edhe protesta. Teksa ata punonin, është njoftuar se Policia sekuestroi edhe rreth 15 shishe me Molotovë në afërsi të Bashkisë së Tiranës. Ishin të ndara në dy çanta.

Lëndët u gjetën të paplasura, pasi u lanë protestuesit në momentin që efektivët hodhën gaz lotsjellës. Do këqyren edhe pamjet filmike për t’i identifikuar më pas auorët e posedimit të tyre.


Lajmi kryesor:

'Mosbindja civile' e PD-së zgjat vetëm 3 orë dhe nuk paralizon as Tiranën! Sulmohet me molotov selia e PS, Kryeministria, ministritë e Bashkia! Më pak protestues se u paralajmëruan


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?