Policia Kufitare në Ksmail ka bllokuar një skaf 4.5 metra të gjatë ndërsa nën hetim janë dy vëllezër. Mësohet se E.Sh., dhe vëllai i tij S.Sh., nuk kishin dokumentacionin përkatës për skafin. Sakaq, ata akuzohen për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”. Policia raporton se dy vëllezërit kishin dalë për peshkim pa njoftuar.
Njoftimi i Policisë
Policia Kufitare bllokon një mjet lundrues skaf, pa dokumentacion përkatës. Procedohen penalisht 2 vëllezër. Policia Kufitare e Sarandës, gjatë patrullimit në det, në zonën e Ksamilit ka konstatuar dhe më pas bllokuar një mjet lundrues skaf, 4.5 metra, pa dokumentacion që drejtohej nga shtetasi E. SH., së bashku me vëllain e tij shtetasin S. SH.
Policia Kufitare ka bërë bllokimin e mjetit lundrues dhe ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë dy vëllezërit, për veprime të mëtejshme.
Në vijim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë rezultoi se ky shtetas, së bashku me shtetasin S. Sh., kishin dalë për peshkim pa njoftim si dhe nuk dispononin dokumentacionin e nevojshëm për të ushtruar aktivitetin e peshkimit dhe nuk dispononin asnjë dokument për mjetin lundrues (skaf).
Në përfundim të veprimeve dy vëllezërit janë proceduar penalisht për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.