Foto nga kanoja e çiftit në Himarë

Kronikë

Rrezikoheshin në det për shkak të dallgëve, shpëtohet në Himarë çifti nga Tirana

28 Qershor, 18:33| Përditesimi: 28 Qershor, 22:14

  • Share

Moti i përkeqësuar që ka përfshirë jugun e vendit, kryesisht me erë të fortë, ka krijuar dhe rrezik mbytjeje në det. Policia kufitare e qarkut të Vlorës, por dhe Himarës, ka kërkuar sensibilizim për të gjithë turistët që mos të dalin në det me mjete lundruese, kryesisht të vogla, pasi rrezikohen.

Mesditën e sotme ka pasur shumë raste që kanë kërkuar ndihmë turistë të ndryshëm që kishin dalë në det me mjete lundruese, ku çifti nga Tirana kërkuan ndihmë pasi dallgët e larta, por dhe era e fortë, i kishte spostuar larg bregut, gati 3-4 km larg, dhe rrezikonin mbytjen.

Policia kufitare u ka shkuar në ndihmë çiftit duke i rimorkiuar dhe nxjerrë në breg shëndoshë e mirë, por për shkak të detit me dallgë dhe erës së fortë punonjësit e policisë kufitare në Himarë kanë rrezikuar edhe ata jetën. Ndërkohë që ka pasur dhe raste të tjera që kanë kërkuar ndihmë përgjatë vijës bregdetare të Himarës.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Rrezikoheshin në det për shkak të dallgëve të forta, shpëtohen 19 turistët në Vlorë e Shëngjin


H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rinumërimi i Tiranës, a e rrëzoi pretendimin e Berishës për manipulim?