Nëpërmjet një njoftimi zyrtar policia e Shkodrës ka bërë me dije se për shkak të reshjeve të shumta të shiut, rrjedha e ujit në vendin e quajtur “Grykë Lugje” kishte marrë përpara automjetin ku udhëtonte 50 vjeçari Pjetër Rushaj së bashku me vajzën dhe djalin e tij.
Mësohet se vajza ka arritur të shpëtojë ndërsa uji ka marrë përpara 50 vjeçarin dhe djalin e tij.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësisë e Madhe kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza).
Në momentin që rrjedha e ujit ka marrë përpara automjetin që drejtohej nga shtetasi P. R., rreth 50 vjeç, vajza ka mundur të dalë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës. Vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa babanë e vajzës dhe vëllanë e saj i ka marrë rrjedhja e ujit.
Në vendngjarje ndodhen polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët po punojnë për gjetjen e dy shtetasve (babë e bir)”- thuhet në njoftimin e policisë.
Lajmi kryesor:
Moti i keq/ Po udhëtonin me makinë në Bogë, zhduken babë e bir, i mori rrjedha! Të hënën kërkime me dron! Rama: 100 efektivë nga Forcat Tokësore drejt Shkodrës (VIDEO)
B.V//ReportTv.al