Në 9 tetor, kur Report TV po e pyeste kryeministrin mbi çështjen e nxehtë “Xhisiela”, kreu i qeverisë preferoi ta hidhte topin në portën e medias.
Mos tundni dybekun në kazan. Po të bëni gazetari, i jepni përgjigje shumë thjesht këtyre pyetjeve Njëra palë thotë kështu, pala tjetër thotë ashtu. Po ju ku jeni? Ju jeni tavolina që jepni mundësinë për të luajtur ping-pong.
Edi Rama, kryeministër
Pas kësaj, Report TV, referuar ligjit për të drejtën e informimit si dhe deklaratave publike të kryeministrit, ju drejtua me një shkresë zyrtare Policisë së Shtetit, duke i kërkuar të na vendoste në dispozicion kamerat e sigurisë në Komisariatin e Fushë-Krujës për datën 21 korrik 2018, ditë kur ish oficeri i policisë Emiljano Nuhu pretendon se është kërcënuar në zyrën e tij me armë në kokë nga vëllai i deputetit Rrahman Rraja dhe se i pranishëm ka qenë dhe Taulant Balla dhe Artur Bushi.
Përgjigja e zëdhënësit të Policisë së Shtetit nuk vonoi. Gentian Mullai thotë në përgjigjen e tij se nuk mund të japë pamjet e kërkuara.
''Në lidhje me kërkesën Tuaj, për t’ju vënë në dispozicion pamjet e kamerave të sigurisë të Komisariatit të Fushë Krujës, të datës 21 korrik 2018, ju informojmë se pamjet filmike ndodhen në dosjen hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Këto pamje janë pjesë e kësaj dosje hetimore dhe si të tilla janë në administrim nga Prokuroria'' thuhet në përgjigjen e Policisë së Shtetit për Report TV
Kjo përgjigje vjen një ditë pasi kryeministri Rama publikisht kishte qortuar policinë që nuk ja tregoi publikut pamjet e asaj që pretendohej se kishte ndodhur mbrëmjen e 21 korrikut në komisariatin e policisë së Fushë Krujës.
Përgjigja e policisë së shtetit për gazetaren e Report TV, Esiona Konomi
Pse ju mohua publikut shqiptar e drejta për të parë të vërtetën në kamerat e komisariatit lidhur me të gjithë skenën e fantazuar nga shpifësi nën uniformë.
Edi Rama, kryeministër
Në disa dalje mediatike, Rama thotë se ai vetë i ka parë pamjet dhe as Balla e as ish polici Nuhu nuk kanë qenë në komisariat. Pyetja që ngrihet është: pse ato pamje që i sheh kryeministri nuk mund t’i shohë publiku? Në kohët e fundit kryeministri ka nisur një nismë kundër përhapjes të shpifjeve përmes mediave. Si duhet të veprojnë ata gazetarë profesionistë të cilët dëshirojnë të vërtetojnë faktet, nëse institucionet nuk bashkëpunojnë me ata? Një instrument i fortë kundër shpifjeve dhe fake news, është edhe t'i japësh gazetarëve akses më të madh ndaj dokumenteve që ndodhen në duar të institucioneve.
Transparenca ne informim lufton shpifjen dhe korrupsionin shteteror dhe rrit besimin dhe guwine e shtetit para popullit dhe medias
PërgjigjuNUK eshte pergjigje refuzuese, por nje pergjigje brenda ligjit mbi te cilin funksionon Policia e Shtetit.
PërgjigjuMenje fjale drejtojuni PRokurorise
Megithe respektin per punen qe beni, nje gje eshte universale: kur nje ceshtje eshte ne hetim, cdo prove administrohet nga Prokuroria dhe nuk duhet te behet publike. Cdo prove eshte per sallen e gjyqit. Vetem ne kete Albanistanin tone cdo prove e Prokurorise del ne publik!
Përgjigju