Në kuadër të masave të ndërmarra nga Policia e Shtetit, për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit ndërkombëtar “Giro d’Italia”, si dhe për garantimin e sigurisë publike gjatë etapës që do të zhvillohet në Tiranë, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë nisur procesin e zhvendosjes së automjeteve të parkuara në mënyrë të gabuar, për një kohë të gjatë, në rrugët e njoftuara zyrtarisht si të bllokuara.
Automjetet do të largohen me mjet karrotrec dhe do të çohen në një hapësirë të dedikuar, në rrugën e vjetër të Farkës, ku pronarët mund t’i tërheqin pas përfundimit të garës.
Procesi i kontrollit dhe zhvendosjes do të vijojë deri sa të lirohet e gjithë hapësira e itinerarit të garës.
Sipas njoftimit të policisë u bëhet apel qytetarëve që të tregojnë mirkuptim lidhur punën e ndërrmarë nga forcat e policisë për mbarëvajtjen e sigurisë publike.
"Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë iu bën thirrje qytetarëve/drejtuesve të mjeteve, të tregojnë mirëkuptim dhe bashkëpunim, për zbatimin e këtyre kufizimeve që do të mundësojnë zhvillimin e garës në kushte optimale sigurie."-thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu, apelon që të shmangen parkimet e gabuara, në akset e përfshira në itinerarin e garës. Mbarëvajtja e garës ndikon pozitivisht dhe në mënyrë të drejtpërdrejt në imazhin e vendit.
Lajmi kryesor:
'Giro d'Italia' nis nesër Etapën e Parë nga Durrësi drejt Tiranës, ja rrugët ku ndalohet parkimi dhe qarkullimi në kryeqytet për dy ditë
Xh.D/H.K/ReportTv.al
