Policia e Beratit ka zbardhur shkakun e zjarrit që ra në territorin e Uzinës së Armëve në Poliçan. Nga hetimet ka rezultuar se zjarri u ndez nga një banor i Poliçanit, 63-vjeçari me iniciale M.S., i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Nga zjarri që ra në Kombinatin e Poliçanit, flakët u përhapën me shpejtësi dhe kanë djegur një sipërfaqe pyjore.
Njoftimi i Policisë Berat:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. S., 63 vjeç, banues në Poliçan, me probleme të shëndetit mendor, pasi dyshohet se në territorin e Kombinatit Mekanik në Poliçan ka ndezur zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe pyjore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Lajmi kryesor:
Zjarret/ Vatra aktive në Poliçan, por në pyll dhe larg Uzinës, u ndez nga 63-vjeçari me probleme të shëndetit mendor! Evakuohen banorët në Dhivër! Në flakë dhe fusha e mbetjeve në Vlorë
V.GJ /r.k./ReportTv.al