Foto: Marine Le Pen
Në lidhje me dënimin e Marine Le Pen për akuzën e përvetësimit të fondeve të BE-së, u solidarizuan shumë politikanë kryesisht ata konservatorë të Europës dhe të botës.
Viktor Orban kryeministri hungarez, shkroi në X në frëngjisht: ‘Je suis Marine”.
Zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini, reagoi gjithashtu në rrjetet sociale.
“Ne nuk trembemi… përpara me shpejtësi të plotë, mikja ime! Ata që kanë frikë nga gjykimi i votuesve shpesh kërkojnë ngushëllim nga gjykatat. Në Paris, ata e kanë dënuar Marine Le Pen dhe duan ta largojnë atë nga jeta politike”, shkroi ai.
Për dënimin e Le Pen reagoi edhe Kremlini. Zëdhënësi rus Dmitri Peskov tha se situata e Marine Le Pen përbën një shkelje të normave demokratike.
Lajmi kryesor:
Trump reagon për dënimin e Marine Le Pen në Francë, e krahason me problemet e tij me drejtësinë: Ngjan shumë si me këtë vend
Xh.K/ReportTv.al