Portet 'pushtohen' nga jehona e borive të anijeve në shenjë respekti për mjekët dhe solidariteti për viktimat e COVID-19

23 Prill 2020, 20:04| Përditesimi: 23 Prill 2020, 20:33

  • Share

Anijet e portit të Durrësit përshëndetën në mënyrë simbolike punën e palodhur të mjekëve dhe infermierëve në luftën kundër COVID-19 përmes rënies së borive.

Nën perëndimin e diellit, porti është mbushur nga zhurma kumbuese e anijeve, një jehonë 3-4 minuta në shenjë respekti për të gjithë stafin mjekësor.

Gjithashtu edhe qyteti i Vlorës është pushuar nga zhurma e borive në të gjithë portin në shenjë respekti për të gjithë personat që kanë humbur jetën nga COVID-19.

Kujtojmë se kjo mënyrë solidarizimi është zhvilluar fillimisht në Itali dhe më pas është përhapur në të gjithë botën.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?