Politikë

Porti i ri turistik i Durrësit, biznesmeni arab: Ju siguroj që do ta bëjmë me dashuri e kujdes! Rrallë gjen njerëz si Rama, më bën entuziast

16 Prill 2021, 19:26| Përditesimi: 16 Prill 2021, 19:54

  • Share

Në fjalën e tij gjatë prezantimit të projektit për portin e ri turistik të qytetit biznesmeni Mohamed Alabbar i garantoi qytetarët që projekti do të bëhet me shumë dashuri dhe se në qendër të tij janë njerëzit. Alabbar vlerësoi edhe Ramën të cilit i drejtohej si “vëlla” duke thënë se rrallë gjendet njerëz si ai që në qendër të projekteve vendos njerëzit.

“Rrallë gjej njerëz si ju, që në qendër vënë njerëzit, që përpiqen të bëjnë gjithçka për to. Nëse nuk ngremë lart jetën njerëzore, shpirtin njerëzor, atëherë nuk kemi sukses. Unë kam bërë shumë gabime, por tani mendoj që jam më i fortë se kurrë. Ta dini që kjo do të bëhet me shumë dashuri, me shumë kujdes.

Kur shoh Shqipërinë dhe vëllai im i dashur bën më bën  edhe më entuziast të marr pjesë në këtë projekt. Unë e kam vizituar Durrës dhe një ditë u mërzita shumë për shkak të ndotjes që gjenerohet nga porti. Duhet të respektohen njerëzit tanë mjedisi. Isha në Beograd duke vizituar projektin dhe dikush më tha se ky është sesioni më i çuditshëm që keni konvertuar. Do përpiqem të bëj dhe më mirë nga ajo çfarë tregon videoja”.


Lajmi kryesor:

Prezantimi i masterplanit të Portit të Durrësit, Rama: Sot ëndrra bëhet realitet, do investohen 2 mld euro! Brenda 2023 ndërtimi i portit të ri turistik të Shëngjinit (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?