Porti i ri Turistik i Durrësit do të nis shumë shpejt punimet dhe për 6 vite do të ketë përfunduar duke u kthyer në zemrën e turizmit shqiptar dhe një forcë e madhe për ekonominë shqiptare. Mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit u prezantuar masterplani për portin e ri turistik që do të jetë më i madhi në Ballkan, në të cilën kompania Emaar Group do të investojë 2 miliardë euro.
I pranishëm në prezantim ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se ky investime madhor do të ndryshojë strukturën e industrisë së re të turizmit shqiptar dhe se më në fund ëndrra disa vjeçare po bëhet realitet.
Rama tha se projekti është i ndarë në 5 faza dhe për 6 vite do të jetë i prekshëm për të gjithë dhe se do të hapen 4 porta në bregdetin tonë nga Adriatiku në Jon.
Brenda qershorit do nisi porti i Vlorës dhe më pas ai i Sarandës, ndërsa brenda 2023 do të fillojmë ndërtimin e portës në Shëngjin.
Rama foli edhe për projektet e tjera që janë 4 portat e tjera nga ajri, aeroporti i Kukësit është gati, po ashtu edhe ai i Vlorës dhe Sarandës.
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në prezantimin e masterplanit të Portit të Durrësit ka bërë edhe batuta duke bërë dhe autoironi me veten.
“Se kur këtu të fusnin në burg për Çelentanon, në Kroaci dhe Slloveni kishte plazhe nudo, dhe ju e dini që unë në këtë fushë kam një farë kompetence” tha Rama.
Në prezantimin e masterplanit për transformimin e portit të Durrësit, që zgjodhi ta bëjë në javën e fundit të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama u shpreh se qyteti bregdetar do të kthehet në portën tregtare të Ballkanit. Për 6 vite, tha më tej Edi Rama, ëndrra do të jetë bërë realitet. Në këtë projekt, po sipas kreut të qeverisë shqiptare do të investohen 2 miliardë euro. Por jo vetëm portet, Rama u ndal edhe aeroportet.
“Të gjithë ata që kanë jahte, por edhe të gjithë të tjerët që lëvizin do të duan të vijnë në Durrës. Kjo është vërtetë një arsye për t’u ndiej të frymëzuar, motivuar dhe të vendosur për ta çuar deri në fund këtë ëndërr, që nga 3D, në 4-5-6 vite do të jetë këtu ku jemi ne sot. Nuk do të ketë më ndotje, por jetë të re që pulson dhe këtu do të jetë zemra e turizmit shqiptar, Durrësi do të kthehet në një forcë të madhe të shtuar të ekonomisë shqiptare. Durrësi do të kthehet aty ku ishte atëherë kur këtu vinin ato pak anije, që lëviznin atë kohë dhe këtu lëvizte e gjithë tregtia, në vendin ku do të vijnë të gjitha anijet e kohës së jetojmë. Durrësi portë tregtare e Ballkanit, sot është dita kur ne kalojmë nga ëndrra në realizimin e saj. Ne do të hapim 4 porta në bregdetin tonë nga Adriatiku në Jon. Brenda qershorit e nisim në Vlorë më pas në Sarandë, brenda 2023 do të fillojmë ndërtimin e portës në Shëngjin. Por edhe 4 porta të tjera nga ajri, aeroporti i Kukësit është gati, po ashtu edhe ai i Vlorës dhe Sarandës”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se sot bëhet realitet ëndrra disa vjeçare e krijimit të këtij porti në pikën kryesore turistike dhe nxitje të ekonomisë. Ai tha se projekti është i ndarë në 5 faza dhe për 6 vite do të jetë i prekshëm për të gjithë duke dëshmuar fuqinë njerëzore për të bërë ëndrrën realitet.
"Midis një ëndrre që ti e shikon me sy hapur dhe realizimit të saj është një det i tërë ku duhet të përballosh të gjithë dallgët, befasitë dhe zhgënjimet, një ditë të bukur ëndrra bëhen më e afërt dhe e mundshme. Ky ishte takimi me mikun tonë të shtrenjtë tani më, që i hapi rrugë këtij projekti. Ky nuk është një projekt vetëm për të bërë këtu një reklamë, por është kartolina e realizimit të një projekti që vijon me 5 faza dhe do nisin punimet për fazën e parë në pjesën e braktisur të Portit të Durrësit. Nuk do ketë më kontenier, skrap vinça e ndotje, por do të ketë një jetë të re që pulso dhe këtu do të jetë zemra e turizmin shqiptar, por Durrësit do të kthehet në një forcë të madhe të shtuar të ekonomisë shqiptarë. Durrësi do të rikthehet aty ku ishte atëherë ku këtu vinin ato pak anije dhe ku këtu lëvizte e gjithë tregtia në pikërisht vendin ku do të vijnë të gjitha anijet e kohës që jetojmë dhe do të lëvizë e gjithë tregtia. Sot është dita kur kalojmë nga ëndrra në realizimin e saj. Dallimin mes ëndrrës dhe realiste e bën data e projektit, sot kemi një projekt dhe një afat, pra ne kemi hyrë në rrugën e zbritjes së ëndrrës në tokë dhe transformim të që saj kemi ëndërruar në një realitet të prekshme. Ai që vjen është një investitor që e di se çdo euro që do të hedh këtu është garancia për atë që në pamë në projektin 3 D. Në 5-6 vjet do e shohim të realizuar dhe do të shohim fuqinë njerëzore për të bërë ëndrrën realitet", tha Rama.
Në fjalën e tij gjatë prezantimit të projektit për portin e ri turistik të qytetit biznesmeni Mohamed Alabbar i garantoi qytetarët që projekti do të bëhet me shumë dashuri dhe se në qendër të tij janë njerëzit. Alabbar vlerësoi edhe Ramën të cilit i drejtohej si “vëlla” duke thënë se rrallë gjendet njerëz si ai që në qendër të projekteve vendos njerëzit.
“Rrallë gjej njerëz si ju, që në qendër vënë njerëzit, që përpiqen të bëjnë gjithçka për to. Nëse nuk ngremë lart jetën njerëzore, shpirtin njerëzor, atëherë nuk kemi sukses. Unë kam bërë shumë gabime, por tani mendoj që jam më i fortë se kurrë. Ta dini që kjo do të bëhet me shumë dashuri, me shumë kujdes.
Kur shoh Shqipërinë dhe vëllai im i dashur bën më bën edhe më entuziast të marr pjesë në këtë projekt. Unë e kam vizituar Durrës dhe një ditë u mërzita shumë për shkak të ndotjes që gjenerohet nga porti. Duhet të respektohen njerëzit tanë mjedisi. Isha në Beograd duke vizituar projektin dhe dikush më tha se ky është sesioni më i çuditshëm që keni konvertuar. Do përpiqem të bëj dhe më mirë nga ajo çfarë tregon videoja”.
/Hdkks/,n.q.s.Zayed e ka ndertuar me parate e veta,le t'i vihet nje pllakez e vogel,sic behet kudo ne bote,por jo emrin.Ne mesjete kur pasaniket jepnin para,xhamive kishte raste qe u vihej emri i tyre,kurse ne kisha, vendosej ndonje dritare me xhama me ngjyra, me imazhin e donatorit.Ne kohet e industrializimit dhe monopoleve,kishte raste qe financieret u vinin emrin ndertesave qe ata ngrinin e financonin,p.sh:Carnegie hall,Vanderbild university,etj.Por te gjithe ata ishin bashkpatriote ,vendali.Une do te isha kunder cdo emri, si do qe te ishte, i krishtere,mysliman ,i importuar.Aeroporti duhet te mbaje emrin e Kukesit,ose cdo mali qe ka afer.Nuk eshte e nevojshme qe shteti t'a ule veten kaq poshte dhe te pranoje t'i stamposin mbrapa ate emer te HUAJ,vetem per 30 aspra te qelbura nga nafta.
PërgjigjuNuk do te ishte keq te shtohen pisha.Palmat i kane me lezet Vlores se Durresit dhe shiko,mos harro t'ju vesh porteve emra si ai i aeroportit te Kuksit,//Zayed//se nuk jemi turqizuar e arabizuar mjaftueshem 500 vjet!!!
PërgjigjuJa dhe islamofobi i perhershem. U bera merak qe spo shkruaje.. Zayed se Zayedi e ndertoi e tkeqen, me lekt e veta e tkeqen..kur ishte kriza e Kosoves e tkeqen.. sna ka dhene ndonje lek ndonje Luixh, ndonje Xhon, ndonje Fransua qe ti veme emrin, po thjesht na kane lene mbars me llafe tipa si ti, e tkeqen...vazhdo ne mjerimin tend ne jeten tende te vogel e tkeqen..
PROJEKTI DUKET SHUME I NGATARRUAR.. TE NDRYSHOHET PROJEKTI TE BEHET ME I THJESHTE,,ME RRUGE TE DREJTA,,,DHE NDERTESA JO ME SHUME SE 3 KATE 1OO M NGA VIJA I DETIT...
PërgjigjuJa ti themi te tmarrin ne tel e te tpydin ty
Per videon me ofere 700 mije euro dhe bllokun e famshem te Habib Burgibes ne zyren e te ndjerit Dritan Prifti u vrane 4 vete nga dritarja e zyres se Sali Berishes ne bulevard. Dhe shqiptaret nuk mund te rikthejne perseri keta dy mjerane ne pushtet. Njeri nga te cilet ka marre hanxharin ne dore per te prere duar dhe dorezat e boksit per te rrahur policet.
PërgjigjuPO anijet e mallrave ku do perpunohen,,,,nuk po e marrim vesh...
PërgjigjuPo bëhet port i ri sa kalon hidrovorin në spitall
ne spitalle mo