Porti i Vlorës më i godituri nga pandemia, shefi i sektorit të përpunimit: Në 2020 fituam vetëm 50% të të ardhurave të parashikuara (VIDEO)

6 Janar 2021, 20:59| Përditesimi: 6 Janar 2021, 21:05

  • Share

Porti i Vlorës ka njohur shifrat më të ulta të qarkullimit të pasagjerëve dhe lëvizjes së mjeteve në 10 vitet e fundit.

Puna për këtë vit, ndryshe nga zakonisht ndikuar edhe për shkak të  pandemisë ka nisur mbrëmjen e 4 Janarit. Sipas autoriteteve shkak për këtë situatë është bërë edhe qarkullimi i ndaluar mes rajoneve në Itali dhe kërkesat e ulta.

Shef i sektorit të përpunimit Festim Skëndaj, tha se statistikisht porti Vlorës ka arritur gjatë 2020 vetëm 50 % të të ardhurave të parashikuara.

“Përderisa është pandemi ne jemi tek 50% i një viti normal. Edhe dhjetori po me të njëjtat shifra është mbyllur. Nga data 24 nuk pati lëvizje pasi  siç dihet në Itali u shpall karantinë e përgjithshme dhe bllokimi i gjithë lëvizje. Pati vetëm një traget që u lëviz me 31 dhjetor, me ata pasgjerë që kanë lëvizur thjesht patëm për punë , apo raste specifike” – tha Festim Skëndaj.

Edhe pse zyrtarisht nuk konfirmohet nga autoritetet, shumë biznese kanë zgjedhur portin e Durrësit ku aktualisht flukset kanë qënë më të larta dhe puna ka vijuar për çdo ditë.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?