Portonova, plazhi i egër i Vlorës tërheq të huajt, turisti: Vij nga Kolumbia, po eksplorojmë prej muajsh Shqipërinë

11 Maj 2022, 16:53| Përditesimi: 11 Maj 2022, 16:58

  • Share

Vlora mbetet destinacioni i preferuar për turistët e huaj, madje vijnë dhe nga Kolumbia e largët. Portonova dhe natyra e saj i tërheq më së shumti turistët, ku për Report thanë se do të rikthen sërish.

Kanë udhëtuar me kampera në rrugë tokësore apo detare për të mbërritur në plazhin e virgjër të Portonovës në Zvërnec. Janë eksplorues të natyrës, ndaj nuk zgjedhin stinën, por thjesht vende piktoreske. Notojnë në temperatura ende të ulëta dhe ngjitje në kodra...

"Jam prej 3 muajsh duke eksploruar Shqipërinë nga Veriu në Jug, kam parë shumë vende dhe tashmë mbërritëm këtu. Njerëzit janë miqësor, natyra e mrekullueshme sigurisht do kthehemi sërish

Edhe unë,  vij nga Kolumbia! Po udhëtojmë së bashku në këtë vend të bukur prej muajsh.

Jemi nga Gjermania dhe kemi udhëtuar nga Greqia, pamë fillimisht Korçën e Përmetin dhe tashmë ka disa ditë që qëndrojmë këtu në plazh, ndjehemi shumë mirë. E kemi zgjedhur duke pyetur miqtë tanë që kanë vizituar më herët Shqipërinë.

Jemi nga Duserdolf, udhëtuam përmes Brindisit dhe ndjehemi me fat që e zbuluam Vlorën. pamja këtu është mbresëlënëse. Është mëngjesi i parë dhe po na pëlqen do qëndrojmë disa ditë.", u shprehën turistët.

Plazhi i Portonoves ose ndryshe vendi i njerëzve që janë në kërkim të aventurës ndodhet 20 km larg Vlorës, një gji i mrekullueshëm larg zhurmës dhe ndotjes, më së shumti i preferuar nga të huajt...

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?