Çdo vit dhe me shumë pushuesit me kampera zgjedhin Portonovën , plazhin e Zvërnecit apo Vlorën për të shijuar pushimet e tyre. Jemi në fund të muajit maj dhe siç duket plazhi i Portonovës ka me dhjetra turistë të ardhur nga Gjermania, Franca, Zvicra apo dhe nga shtete të tjera.
Në kërkim të zonave të qeta, larg zhurmës dhe pranë natyrës e plazheve të pa eksploruara, turistët e huaj zgjedhin Portonovën për të kaluar pushimet me miqtë apo familjen.
“Jam nga Franca. Më pëlqen shumë natyra këtu është shumë e bukur, plazhi dhe gjithçka”, shprehet një turiste franceze.
“Ne vijmë nga Gjermania. Do të jemi në disa vende të Shqipërisë. Kam ardhur bashkë me familje time. Kjo është një ndalesë dhe na duket shumë mirë këtu, natyra e qetë. Do të qëndrojmë këtu për rreth 17 ditë”, thotë një turist gjerman.
Të mrekulluar nga Vlora turistët tregojnë se kanë gjetur gjithçka në bregdetin shqiptar nga mikpritja e njerëzve, tek ushqimi, natyra etj.
“Na pëlqen peizazhi. Disa nga plazhet janë shumë të bukura këtu. Na pëlqejnë dhe njerëzit.... Ushqimi është pak ndryshe, pasi vaktet janë të ndryshme nga ne, sepse jemi vegjetarian”, shprehet një turist tjetër i huaj.
“Vij nga Franca dhe jam e surprizuar nga Shqipëria. Plazhi këtu më pëlqen , e dua shumë është i mrekullueshëm”
“Unë vij nga Zvicra, është hera ime e parë që vij në Shqipëri. Nuk e njihja më parë këtë vend dhe shumë njerëz nga Shqipëria. Është shumë bukur këtu pasi jemi në kamping, nuk ka hotele. Njerëzit , ushqimi janë të mrekulllueshëm. Ne do të kalojmë një pjesë të kohës tonë dhe do të qëndrojmë për disa ditë këtu. Na pëleqn dhe do të kthehemi prapë” thotë një turiste nga zvicra.
Portonova, që ndodhet 20 kilometra larg Vlorës mbetet plazhi ideal për ata që janë në kërkim të aventurës dhe natyrës së virgjër.
Po patjeter i pelqen aty se e kann cdo gje pa pagese te shkojne nje here ne Kroaci ose Itali ose kudo ne Europe dhe sa i bie te paguajn nje dite vetem per pakimin.
PërgjigjuKeto buk me vete(kampera) as nuk na duhen jane turistet me kot.Nuk shpenzoje pothuajse fare pasi i marrin me vete edhe ushqimet e gatuajne aty. As leket qe prishin asfaltin ku kalojne nuk shpenzoje
PërgjigjuRroftë qeveria, ka bërë punë të mirë, se ndryshe skishin ardhur këta turistë të mrekullueshëm me kampera!!!
Përgjigjumakinat te mos i afrohen bregut te detit ne 500 m largesi.....
Përgjigju