Portonovë i Vlorës, plazhi i aventurierëve! Dhjetra kampera, për turistët shqetësuese muzika e lartë

23 Shtator 2023, 15:10| Përditesimi: 23 Shtator 2023, 15:17

  • Share

VLORE -  Me dhjetëra kampera kanë populluar Portonovën këtë fund shtatori. Janë turistët e aventurës, ata që pëlqejnë të pushojnë në këtë gji të fshehtë pranë Zvernecit.

Turistët vijne nga vende të ndryshme te Europes, disa prej te cileve per here te parë në Vlorë. Natyra është fantastike, por ajo ç’ka shqetëson pushuesit që kanë ardhur me familjen është muzika e lartë e grupeve rinore që ndodhen vetem pak metra larg tyre.

"Eshte  shumë mirë por  muzika është e lartë!" thotë një turist.

"Hera e pare ne Shqiperi peisazhi eshte shume I bukur në Portonovë, deti, klima, Problem është muzika e lartë në mbrëmje" thotë një turiste tjetër.

"Jemi nga Zvicra dhe vizitojmë për herë të parë këtë plazh. Më pëlqen fakti se mund të qendrojmë me kampera kaq pranë detit. Po e shijojmë, është koha e mirë dhe mund të bëjmë not" tregon tjetër turiste.

"Ne na pelqen shume ketu sepse deti eshte i pastër, por muzika e lartë na shqetëson"

Në Portonovo nuk ofrohet asnjë shërbim, është një plazh krejtësisht i virgjër dhe cilësohet i rrezikshëm për shkak të rrymave ujore dhe dallgëve. Në të djathtë ndodhet Laguna e Nartës dhe më tej ishulli i Zvernecit.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mesazhi: 23/09/2023 16:20

    PEr kamperat duhet te krijuar vende enkas per ta, me pagese, pasi automjet jane burim ndotjeje per ambientin...

    Përgjigju
  • Legenat: 23/09/2023 16:20

    Keta qe vjne me kampera jane turista te lodhur , pakse i kane falas te gjitha se nuk paguajne asgje por duan dhe vendin bosh epo ashtu ska

    Përgjigju
    • Den: 23/09/2023 17:56

      Vijne dhjesin rrijne disa dite dhe ikin Fitimi,lene mbrapa pisllik dhe shpenzojne vetem per ushqim dmth 5 € ne dite Me kete lloj turizmi mburret rama?

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?