TIRANË- Për përfaqësuesit e mazhorancës, të gjithë portretet e vendosura në Bulevard meritojnë të jenë aty. Në një prononcim për Report Tv, deputeti i PS-së, Arben Pëllumbi të gjithë janë dëshmorë të atdheut.
“Janë të gjithë dëshmorë të atdheut, që kanë një status të caktuar, që dhanë jetën për çlirimin e këtij vendi nga akupacioni nazi fashist dhe besoj se e meritojnë të jenë aty”, tha Pëllumbi.
Nga ana tjetër, i të njëjtit mendim ka qenë edhe deputeti i PS-së, Ulsi Manja. Në prononcimin për mikrofonin e Report Tv, Manja tha se kushdo që gjykon historinë është duke gabuar.
“Nëntori është muaji i festave dhe kushdo që merr përsipër të gjykojë historinë kam përshtypjen se bën gabim. Historinë e kanë vulosur ata që kanë luftuar, dhe sigurisht që historinë e kanë vulosur çlirimtarët”, përfundoi Manja.
Ekspozimi i 100 portreteve të “Heronjve të Popullit” në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në nderim të 75-vjetorit të Luftës Antifashiste në Shqipëri ka ngjallur diskutime. Historianë edhe studiues teksa e cilësojnë një hap të nxituar të Komisionit Ndërshtetëror, që merret me miratimin e aktiviteteve festive për 75-vjetorin e çlirimit të vendit.
Deri sa jan festat e nendorit u takon de ram per atdhe un kur te jet festat e balikut te vendosen fotografit e pulave me pulat hahaha
Përgjigjugagaga jeni te medhej, gjykon ulsiu dhe cuni i pllumbit. kush gjykon historine eshte gabim thone keta, hahaha qeshakaret. po historia gjykohet gjithmone o loqe te rames, o bedela
Përgjigju