Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “X” lidhur me rezolutën e miratuar këtë të mërkurë në samitin e Partive Popullore Evropiane të mbajtur Valencia të Spanjës, me propozim të Partisë Demokratike.
Kreu i ekzekutivit shkruan se kjo rezulutë i paraprin alibisë së Partisë Demokratike në rast se humbin në 11 maj.
“Alibia e humbjes paska filluar në gjirin e PPE, ku salla bosh e partive simotra paska votuar unanimisht fletë-rrufenë e Kënetës Madhështore për humbjen e lirisë së zgjedhjeve. Një tekst kua-kua-kuash që tregon se iluzioni i ëmbël i Latif magjistarit, po ia le vendin ndjesisë së hidhur të humbjes madhështore të 11 majit”,-shkruan Rama.
E hartuar nga përfaqësuesit e PD në PPE, në rezolutë thuhet se partitë e djathta shprehin shqetësimin për situatën politike në prag të zgjedhjeve që lidhet me keqpërdorimin e burimeve shtetërore, blerjen e votës dhe shkeljen e fshehtësisë.
Po ashtu, në rezolutë thuhet se PPE është e shqetësuar për mungesën e vazhdueshme të progresit në zbatimin e rekomandimeve kyçe të OSBE/ODIHR për reformën zgjedhore.
Më tej, në rezolutë thuhet se “PPE vëren raporte për përdorimin e administratës publike për qëllime politike gjatë zgjedhjeve”.
Rezoluta i bën thirrje BE-së, OSBE-së dhe Këshillit të Europës që të kërkojnë ndërprerjen e blerjes së votës dhe abuzimit me fondet publike; Dërgojnë vëzhgues shtesë në bashkitë me risk të lartë; Dokumentojnë publikisht dhe të denoncojnë shkeljet zgjedhore.; Zbatojnë mekanizma kushtëzues në procesin e integrimit në BE në rast se shkeljet vazhdojnë.
Alibia e humbjes paska filluar në gjirin e PPE, ku salla bosh e partive simotra paska votuar unanimisht fletë-rrufenë e Kënetës Madhështore për humbjen e lirisë së zgjedhjeve?Një tekst kua-kua-kuash që tregon se iluzioni i ëmbël i Latif magjistarit, po ia le vendin ndjesisë së…
— Edi Rama (@ediramaal) April 30, 2025
Komente

Partia antiShqipetare qe ja nxin bojen Shqiperise kudo qe shkon, ironikisht do marri 400.000-500.000 vota, kjo tregon qarte tragjedite qe kemi pesu si popull.
Përgjigju