Pr. Ligji i AMA-s, Açka: S’ka vlerë, Rama është më i përkëdheluri nga mediat! Çështja McGonigal e bëri me agjërim politik, na zbehu cirkun e Kuvendit

13 Prill 2023, 11:35| Përditesimi: 13 Prill 2023, 12:22

  • Share

 

Deputetja e PD-së, Flutura Açka ka qenë skeptike për miratimin e projekt ligjit për Autoritetet e Mediave Audiovizive. Açka është shprehur se ky ligj në fakt jo vetëm që nuk rregullon asgjë por gjithashtu shton pasiguri. Açka ka akuzuar kryeministrin Rama se ka arrirë të blejë shumicat e mediave në Shqipëri.

“Mjedisi ynë audio vizual nuk është etik, është banal. Ata flasin me zë të lartë dhe u çajnë kafkën shqiptare me atë që thonë. Ky ligj, nuk e rregullon këtë rol thelbësor.

Në Shqipëri kjo lehtësi e padurueshme, shkon nga represioni i hapur i medias. Në këtë hapësirë pa kontroll ky ligj shton pasiguritë e tij.

Kur erdhi Rama në pushtet, sulmin ndaj tij e cilësoi si sulm ndaj fjalës së lirë. Po këto shërbime ndja qytetarëve i ka tejkaluar me absolutizimin e tij.

Ai i ka blerë hapur. Kryeministri ynë është më i përkëdheluri nga media madje i krijuar nga spektakli i rremë. Nuk e ndryshon nga diktatorët absolutë. 10 vjet më pas spektakli politik është i madh, madje bie në nivelin e fushatave me tallava. Madje e shquan si diccka të zgjuar. Qysh prej çështjes McGonigal ka hyrë në agjërim politik duke na zbehur cirkun në Kuvend. Një treg pa rregulla dhe në  një treg të tillë vetëm mohimi është abuzim, pra vetëm me gjoba. Pra, kush na siguron se pas miratimit do të ecë mbarë kur po ecim me nxit?”- tha Açka.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Berisha akuzon Ramën për atentatin ndaj kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës! Balla: Bëj denoncim ose hesht! Miratohen fondet për partitë për fushatë


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?