Mohamed Salah do jetë pjesë e Liverpoolit të paktën deri në mesin e vitit 2027. "Faraoni" egjiptian rinovoi me klubin e Premier League edhe për dy sezone të tjera, çka do të thotë se do qëndrojë në ishull për dhjetë vite. Paçka lajmeve për një largim nga Liverpooli, më 11 prill erdhi edhe zyrtarizimi i kontratës së re.
Sipas BBC, spekulimet për një largim të supozuar nuk kishin të bënin me anaën financiare. Nëse paratë do të ishin prioriteti i Salah, ai do t’i ishte bashkuar tashmë Superligës së Arabisë Saudite, e cila vetëm kohët e fundit hoqi dorë nga shpresa për ta joshur.
Oferta financiare ishte marramendëse, thuhet se ishte 550 milionë euro dhe kërkesa për të çuar në ‘shtëpi’ një prej futbollistëve më ikonë të botës arabe ishte e pamohueshme.
Tanimë Salah kërkon titullin e 20-të për Liverpoolin në Premier League, trofeun e dytë në Ligën e Kampioneve dhe nga ana personale "Topin e Artë".
Komente
