Prapaskenat/ Skandali i 'puthjes spanjolle' që i hapi rrugën Armando Dukës të bëhej zv.presidenti i UEFA-s

26 Shtator 2023, 18:42| Përditesimi: 26 Shtator 2023, 18:44

  • Share

Skandali që ka përfshirë futbollin në Spanjë nga veprimet e ish-presidentit të saj Luis Rubiales në finalen e Kupës së Botës për femra, ka shkakuar trazira të brendshme në UEFA. Kështu, gjatë mbledhjes së fundit, UEFA ka vendosur që organizimi i takimit të ardhshëm vjetor të organit qeverisës evropian të mos mbahet në Spanjë.

Madridi do të priste Kongresin e UEFA-s 2024, me 55 federata anëtare më 8 shkurt dhe gjithashtu do të zhvillonte shortin e fazës së grupeve për kompeticionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve për meshkuj.  Por UEFA tha se komiteti i saj ekzekutiv vendosi t'i zhvendosë të dyja këto evente të rëndësishme në Paris.

Rubiales është nën hetim penal në Spanjë pasi lojtarja fituese e Kupës së Botës Jenni Hermoso e akuzoi atë për sulm seksual për puthjen e saj në buzë në ceremoninë e medaljeve dhe trofeut më 20 gusht në Sydney të Australisë. Ai dha dorëheqjen pas presionit të madh ndërsa çështja shkoi deri te institucionet më të larta politike të vendit.

Rubiales gjithashtu dha dorëheqjen si nënkryetar i UEFA-s, ku paguhej me 250,000 euro plus shpenzimet çdo vit në këtë rol.

UEFA falënderoi Rubiales për punën e tij në futbollin evropian dhe presidenti i saj Aleksander Ceferin më vonë nënkuptoi se konsiderimi i puthjes një krim duket “plotësisht i palogjikshëm”. UEFA zëvendësoi Rubiales si zëvendëspresident të martën duke zgjedhur në vend të tij anëtarin e komitetit ekzekutiv, Armand Duka, kreu i FSHF-së.

Gjithashtu UEFA do të shqyrtojë mundësitë që ekipet e të rinjve të Rusisë të kthehen në gara për herë të parë që nga pushtimi i Ukrainës, kështu deklaroi organi drejtues i futbollit evropian pas takimit të Komitetit Ekzekutiv në Limasol të Qipros. Pas pushtimit, të cilin Moska e quan një "operacion special ushtarak", UEFA vendosi në shkurt të vitit 2022 që të gjitha ekipet ruse, kombëtare apo klube, do të pezulloheshin nga pjesëmarrja në garat e tyre./TemA

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ta rras lala: 26/09/2023 22:22

    Sa poshte paska rene UEFA qe te zgjedhe zv/president shkaterruesin e futbollit te vendit te tij Duken?

    Përgjigju
    • Or tej: 26/09/2023 22:49

      Me poshte s'behet or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?