Prefekti e ktheu pasi nuk ishte përcaktuar fondi për pastrimin, rivotohet në këshillin bashkiak buxheti i Vlorës

1 Shkurt 2022, 08:43| Përditesimi: 1 Shkurt 2022, 08:55

  • Share

Këshilli Bashkiak i Vlorës rivotoi buxhetin për vitin 2022, pasi Prefekti i qarkut e kishte rrëzuar për shkelje ligjore. Shefi i Financës në Bashkinë e Vlorës akuzoi institucionin e Prefektit për tejkalim kompetencash.

"Nuk është kompetenca e firmëtareve të Prefektit të diktojnë faturat e pa likuiduara kompetenca e tyre është të dinë se çfarë bëhet për realizimin e buxhetit", tha Taulla Zanaj, shef Finance

Kërkesa kryesore e Prefekturës ishte rritja e buxhetit për pastrimin. Ndërsa Bashkia pretendon se ka pasur një gabim teknik që tashmë është rregulluar.

"Pikat 1, 2, 3 dhe 4 janë parë me kujdes, është reflektuar në pikën Një sipas kërkesave të Prefektit. Ndërsa buxheti i vitit 2022 për mbetjet është më i lartë", tha Grigor  Dede, këshilltar bashkiak.

Fondet për pastrimin e qytetit të Vlorës për vitin 2022 janë përllogaritur në vlerën 384 milionë lekë, ose ndryshe 17 milionë më shumë se viti që lamë pas.

Në përfundim Këshilli Bashkiak vendosi të bëjë ndryshimet e kërkuara nga Prefekti vetëm për paketën fiskale, ndërsa 3 pikat e tjera kaluan pa ndryshime. Pas kësaj vendimmarrje, nuk dihet nëse Prefekti i Qarkut Vlorë do të vendosë ta ankimojë buxhetin në Gjykatë duke shënuar të parën përplasje të këtij lloji brenda të njëjtës force politike.

Kërkesat e Prefekturës:

1- Emërimet e tarifave, pastrim, ndriçim,  gjelbërim për bizneset më të ardhura nga 0-8 mln lekë bien ndesh ne ndryshimet e miratuara në paketën fiskale miratuar në nëntor 2021. 

2-Buxheti i parashikuar për pastrimin në qytet është më i ulët se në vitin paraardhës, duke mos  reflektuar  rritjen e taksës së pastrimit më 40-70 % për kategori të ndryshme të biznesit.

3-Mos përmbushjen e detyrimit ligjor për mirëmbajtjen e tokës bujqësore. Për mirëmbajtjen e saj është parashikuar më pak se 40% e të ardhurave që vijnë nga taksat për tokën bujqësore , në zërin e investimeve.

4- Nuk janë përfshirë në zërin e shpenzimeve,  detyrimet ndaj kreditorëve dhe furnitorëve. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ardi Skendaj: 01/02/2022 20:56

    Votoni shpejt dele.Beeeeee beeeeee beeeeeeee

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?