Prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana refuzon heqjen e titullit të nderit për Veton Surroit: Këshilli nuk kishte tagër për ta hequr

2 Dhjetor 2020, 12:36| Përditesimi: 2 Dhjetor 2020, 16:05

  • Share

KUKËS - Prefekti i qarkut të Kukësit, Zenel Kuçana refuzoi vendimin e Këshillit të këtij qarku për heqjen e titullit të nderit për Veton Surroin.

Kuçana thotë se ligji nuk e parashikon dhe nuk i jep tagër këshillit të qarkut për të hequr titujt e nderit. Veton Surroi mori titullin qytetar 'Nderi i Qarkut Kukës' në 2015.

Publicistit të njohur iu hoq titulli i nderit me një vendim të marrë nga Këshilli i Qarkut të Kukësit më datë 27 nëntor me motivacionin se ai ka dalë kundër luftës së UÇK dhe interesave të shtetit të Kosovës.

Për këtë çështje reagoi kryeministri Rama duke e cilësuar lajthitje kolektive dhe se parlamenti duhet të ndërhyjë dhe të sqarojë njëherë e mirë dhënien e titujve dhe medaljeve që vetën në vendin tonë jepen dhe hiqen me absurditetin më të madh.

Menjëherë pas kritikave të kryeministrit, kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka bërë prapa kthehu duke kërkuar ndjesë për këtë vendim të nxituar. Gjici shprehet se nuk e mendoi gjatë vendimin dhe se u rrëmbye nga kërkesa emocionale e 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 02/12/2020 13:52

    Pleh dhe suxhuk Kosove.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?