Prej 10-të vitesh në vendin tonë, tifozi francez e thotë shqip në 'Minuta Zero': Shqipërinë e kam në zemër, Mbappe vjen pas Zidane

21 Qershor, 20:27| Përditesimi: 21 Qershor, 21:18

  • Share

Hapësira sportive "Minuta Zero" në Report TV diskutoi edhe këtë mbrëmje për Kampionatin Evropian 2024. Nga "Sheshi Skënderbej" foli edhe Beronzhe (në shqip e quajnë Bujar), francezi që prej dhjetë vitesh jeton në vendin tonë dhe kishte një shqipe të kuptueshme. Ai tha se këtë mbrëmje "Gjelat" e Francës do mposhtin Holandën në Leipzig, teksa ka besim që edhe Shqipëria të fitojë me Spanjën. Ndërkohë tifozi francez që bëri edhe 'Shqiponjën' tregoi se para dhjetë vitesh ishte në "Elbasan Arena" dhe bënte tifoz për kuqezinjtë në miqësoren ndaj Francës.

"Kam në gjak Francën dhe Shqipërinë në zemër, Holanda është larg. Shpresoj sot që të ketë një ndeshje të mirë. Nëse Franca luan me Shqipërinë, jam me Shqipërinë. Kam qenë në Elbasan para tetë vitesh në atë ndeshje. Kam më shumë se dhjetë vite këtu dhe ka një zhvillim të madh.

Sot pa Mbappe? Ai është koka e ekipit, kapiteni dhe të gjithë francezët janë me Mbappe. Pas Zidane, ky është më i mirë. Në Francë thonë që duhet të fitojnë. Nuk e di se kush shënon, por fitojmë 2-1.

Shqipëri - Spanjë? Shqipëria sigurisht.

Sa francezë janë sot në Shqipëri? Janë 350, pak. Mund të ketë më shumë sepse kemi edhe një lidhje gjuhësore. Ka shumë investitorë dhe persona që punojnë me kompani të ndryshme", tha ai.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Josif: 22/06/2024 10:14

    Thjesht kompliment!E di se duam pak të na bëjnë qejfin!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?