LEIPZIG - E premtja e Euro 2024 u mbyll me barazimin 0-0 mes Holandës dhe Francës. Në Grupin D të "Gjermani 2024" dy skuadrat nuk rrezikuan dhe u kënaqën me nga një pikë, duke qenë sërish me të njëjtën kuotë pikësh për të ndarë vendet një dhe dy.
Pjesa e parë nisi me skuadrat që studiuan njëra-tjetrën, me disa raste, por pa mundur të tundin rrjetën. Rasti më i mirë ishte për Holandën në minutën e 69, kur Xavi Simons shënoi, por VAR "ngriu" festën e tyre për shkak të një pozicioni jashtë loje.
Në ndeshjet e treta në këtë grup Holanda luan me Austrinë dhe Franca me Poloninë. Ndërkohë po sot Austria mundi 1-3 Poloninë dhe pas barazimit në ndeshjen e Leipzigut, polakët janë jashtë Euro 2024 duke u bërë ekipi i parë që eliminohet. Veç tyre, këtë pasdite Ukraina fitoi 2-1 me Sllovakinë për Grupin E.
Të shtunë në program janë tre duele. Në orën 15:00 luhet Gjeorgji - Çeki, në 18:00 Turqi - Portugali dhe në 21:00 Belgjikë - Rumani.
Formacionet zyrtare:
Holanda: Verbruggen, Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Ake, Schouten, Simons, Raijnders, Frimpong, Depay, Gakpo.
Franca: Maignan, Kounde, Upamecano, Saliba, Hernandez, Kante, Rabiot, Tchouameni, Dembele, Griezmann, Thuram.
Franca pa mbappe eshte ne shtepi qe ne 1/16
Përgjigju