Kronikë

Prej 17 ditësh i zhdukur së bashku me Leonard Thodhorin, familjarët e Fatmir Sulovarit protestë para komisariatit: Gjeni trupin, vrasësit s’duam t’i njohim

22 Prill 2023, 17:27| Përditesimi: 22 Prill 2023, 17:55

  • Share

Familjarët e 46 vjeçarit Fatmir Sulovari, i cili prej 17 ditësh është zhdukur së bashku me Leonard Thodhorin, kanë protestuar ditën e sotme para komisariatit të policisë në Sarandë.

Familjarët kërkojnë që policia të veprojë për zbardhjen e ngjarjes. Njëri prej personave të pranishëm në komisariat, i bindur se të zhdukurve mund t’u ketë ndodhur diçka kanë kërkuar vetëm që t’ui jepen trupat për t’i varrosur duke thënë se nuk duan t’ja dinë kush kanë qenë autorët e ngjarjes dhe se do t’i lënë hetimet në dorë të shtetit.

“Nëse të marr unë peng, të fus në makinë, a do vijë shteti? Pse nuk vjen për djalin tonë? Nuk duam ta dimë kush e ka vrarë, ai që e ka vrarë të dalë para drejtësisë të marrë dënimin që meriton. Kaq duam ne”- shprehet njëri prej të pranishmëve.

Punonjësi i komisariatit të policisë, u ka kërkuar të pranishmëve që të mos bëjnë presione dhe nuk u ka dhënë shpjegime duke u thënë se duhej të flisnin me eprorin e tij.

Ditë më parë, motra dhe nëna e Leonard Thodhorit kanë kërkuar që shteti të marrë masa për gjetjen e tij duke aluduar se zhdukja e tij lidhet edhe me shitjen e disa prej tokave që i kishte në pronësi.

Kush janë të zhdukurit:

1. Leonard Theodhori, 46 vjec i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.

2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjec. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMË” X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

B.V/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?