KARABURUN- Pas 12 orësh kërkime, policia e Orikumit ka mundur të shpëtojnë një turiste italiane e cila ishte bllokuar prej 3 ditësh në një shpellë.
Turistja italiane teksa po eksploronte zonën e Karaburunit, prej 3 ditësh, kishte mbetur afër një shpelle në këtë zonë pasi e kishte të pamundur lëvizjen për shkak të mungesës së ushqimit dhe ujit.
Pas gati 12 orësh kërkime, bashkë me disa specialistë të zonave të mbrojtura dhe pjesëtarë të guidave turistike që njihnin zonën, në bazë të orientimit me hartë, nga turisti italian, është bërë e mundur gjetja e italianes, në afërsi të vendit të quajtur “Qafa e Petrunës”.
Turistja italiane mori ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.