Ambulancat te spitali 'Shefqet Ndroqi'

Prej 3 ditësh i intubuar te 'Shefqet Ndroqi', COVID i merr jetën shoferit të Urgjencës së Spitalit të Kavajës

19 Nëntor 2020, 10:30| Përditesimi: 19 Nëntor 2020, 10:46

  • Share

Një tjetër viktimë është shënuar mëngjesin e sotëm nga COVID.

Ka ndërruar jetë Fon Sinella, 62 vjeç, shoferi i Urgjencës së Spitalit të Kavajës.

Ai ka qenë i intubuar prej 3 ditësh në spitalin "Shefqet Ndroqi" dhe nuk ka mundur që ta fitojë këtë betejë.

Lajmin e trishtë e ka lajmëruar në rrjete sociale edhe  kardiologu i njohur Drin Bardhi.

"Lamtumire Fon Sinella, të qoftë dheu i lehtë. Allahu na bashkoftë në xhenet", tha ai.

Sinella ka shërbyer prej vitesh shofer i Urgjencës së Spitalit të Kavajës.

Shoferi Fon Sinella ( Djathtas )


Lajmi kryesor:

Rekord infektimesh 786 raste të reja, 11 viktima sot me COVID! Pozitiv prefekti i Gjirokastrës, ndërron jetën efektivi i policisë bashkiake Shkodër dhe ish-kampioni i ringut Ramiz Reka


//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Njoni: 19/11/2020 11:21

    I qoft dheu lehtë e qoft i xhehnetit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?