Pas 300 punonjësve të një fasonerie, kanë protestuar 25 punonjës të rafinerisë së Bitumit të lëngshëm pjesë e rafinerisë së naftës ARMO. Ata kërkojnë 58 paga të prapambetura. Punonjësit kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë. Ata rezultojnë ta kenë ndërprerë marrëdhënien me kompaninë qysh në 2017-tën, prej tre vitesh të papunë kjo kategori punëtorësh nuk trajtohet as me pagën e luftës.
Punëtorët thonë se kërkojnë një zgjidhje pasi kanë kërkuar zgjidhje të problemit në rrugë gjyqësore por procesi është shtyrë për mosparaqitje të përfaqësuesve të kompanisë. Punëtorët e rafinerisë së naftës dhe Bitumit në Vlorë, janë shkurtuar nga puna pas ndërrimit të kompanisë menaxhuese të ARMO-s vite
më parë.
Lajmi kryesor:
1 Maji me protesta! Peshkatarët në Durrës kërkojnë naftën pa akcizë! Tregtarët e rrobave të përdorura: Duam pagë lufte, po jetojmë me borxhe
B.K./r.k./ReportTv.al