Prej 7 ditësh vijon të jetë aktiv zjarri në Malin e Thatë dhe në Parkun Kombëtar të Prespës. Prefekti i Korçës Nertil Jole tha se sot do të jetë dita vendimtare, ndërsa 80 forca janë angazhuar për shuarjen e zjarrit.
‘Jemi sot këtu në Goricë së bashku me kryetarin e bashkisë Pustec për të bërë përpjekjen e radhës, në ditën e 7-të, për të luftuar një vatër komplekse, ne zonën e Parkut Kombëtar të Prespës.
Kemi organizuar punën me të gjitha strukturat operacionale në nivel qarku na janë ofruar si mbështetje edhe shërbimet e bashkive të tjera së bashku me detashmentin, agjencinë e zonave të mbrojtura, më shërbimin pyjor, strukturat e policisë etj.
Jemi organizuar punën në mënyrë që të bëjmë përpjekjen e radhës, për të neutralizuar ku është mundësia mospërhapjen e mëtejshme të vatrës së zjarrit duke shpresuar që në këtë mënyrë do të kufizojmë ecurinë e saj.
Në çdo rast jemi në komunikim të vazhdueshëm edhe me autoritete, ministrinë e mbrojtjes, me ministrin posaçërisht, me drejtorinë e agjencisë kombëtare të mbrojtjes civile duke shpresuar që nuk do të jetë e nevojshme të angazhohet mekanizmi europian për ndërhyrje nga ajri megjithatë nëse një nevojë e tillë do të jetë kemi marrë mbështetje dhe garanci që të sigurohet edhe ky shërbim në mënyrë që të mbrojmë një nga zonat më të pasura pyjore të qarkut tonë, por edhe të gjithë Shqipërisë.’- tha Jole.
Pali Kolevski kryetar i bashkisë Pustec tha se intensiteti i flakëve është ulur.
‘Sot janë rreth 80 forca të cilat presin të shkojnë te vatrat e zjarrit. Sot do jetë dita më vendimtare siç parashikojnë edhe specialistët e zonave të mbrojtura dhe zjarrfikëses. Këtu jemi mbledhur si qark, nga të gjitha bashkitë e qarkut, nga FA, nga zonat r mbrojtura dhe vullnetarë nga fshati Goricë e Madhe.
Në këto momente është ulur intensiteti i flakëve si rezultat i punës intensive të punonjësve që kanë punuar edhe gjatë mbrëmjes. Sipas informacioneve të para mësohet se rreth 5-6 km janë vënë nën kontroll, vijë lineare. Siç tha edhe prefekti ne kemi komunikuar edhe me emergjencën civile të Shqipërisë edhe me palën maqedonase rdhe me partnerë të tjerë të cilët kanë shprehur gatishmërinë, të shpresojmë mos jetë e nevojshme dhe ta vëmë nën kontroll përfundimisht.’- tha Kolevski.
Lajmi kryesor:
Izolohen pas dy ditësh flakët në Parkun Kombëtar të Tomorit! Në Bulqizë zjarri rrezikoi një banesë
M.Q.//ReportTv.al