Është gjetur Eliza Tozaj, 16-vjeçarja nga Vlora, e cila humbi gjurmët nga Vlora mesditën e 14 janarit të këtij viti. Lajmin e ka konfirmuar mamaja e saj. Adoleshentja ishte larguar sapo kishte përfunduar mësimin në shkollë. Nëna e saj tha për ’Pa Gjurmë’ në Reprot Tv një ditë më parë se Eliza ishte lidhur me një djalë më të madh në moshë, lidhje e cila nuk kishte marr dakordësinë e familjes dhe për këtë kishin debatuar. Nëna e saj dyshonte se vajza kishte ikur tek djali me të cilin mesa duket adoleshentja kishte krijuar një raport.
‘Herën e parë vajza u largua nga shtëpia të mërkurën pasdite. Unë zbulova mesazhet që ishte e lidhur me një djalë dhe me atë u largua. Por sapo shkova të bëja denoncimin në polici, kjo e fundit e kishte gjetur pas disa orësh në Orikum. Vajza ishte lidhur me një djalë, që është shumë më i madh në moshë dhe prandaj ne nuk donim. Unë u konfliktova për këtë gjë me vajzën dhe mesa duket ajo u largua. Kjo është hera e dytë që vajza më ikën nga shtëpia. Të premten më 14 janar nuk u kthye në shtëpi, pas orarit të mësimit. Ajo po vonohej dhe unë mora në telefon mësuesen kujdestare, e cila më tha se vajza kishte qenë në mësim dhe nuk kishte shfaqur probleme. Ajo kishte qenë e qetë dhe kishte zhvilluar mësimin normalisht. Tek banesa e djalit nuk kemi shkuar, por e kemi pyetur ditën që vajza u largua më 14 janar. Ai djalë më tregoi disa nga mesazhet që kishte patur me Elizën, dhe ai është personi i fundit që kishte folur në orën 12 pak para se të zhdukej. Unë dyshoj tek djali me të cilin vajza është lidhur.’- tha nëna e saj në Report Tv.
Jo punë po Dava evgjitërish thuaj
PërgjigjuPune jevgjsh ……..gjelle qensh !!!!!!
Përgjigju