Një efektiv i patrullës së policisë në Fier ka humbur jetën si pasojë e COVID. Burime Report Tv bëjnë me dije se ka ndërruar jetë Bujar Mema, 49 vjeç.
Mema prej 6 ditësh ishte i shtruar në një nga spitale COVID në Tiranë, ndërkohë që ka humbur betejën me virusin mbrëmjen e kaluar.
Situata për shkak të pandemisë së COVID në vendin tonë vijon që të mbetet e rëndë. Ministria njoftoi dje se janë regjistruar 629 raste të reja dhe 13 humbje jete nga COVID-19.
Qarku me rastet më të larta pozitive me COVID është Tirana, ndërsa ajo që vihet re është se numri i të shëruarve ia kalon të infektuarve, ku sot 897 pacientë kanë fituar betejën e tyre me COVID. Nga 3197 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 629 qytetarë.
Lajmi kryesor:
631 raste të reja dhe 17 viktima nga COVID! Humb betejën 22-vjeçarja te 'Shefqet Ndroqi', fëmija i lind gjatë intubimit! Ndërron jetë polici e koordinatori i fushatës së LSI
M.Q./ReportTv.al