Një tjetër mjek ka humbur jetën si pasojë e COVID -19. Bëhet me dije se ka ndërruar jetë Mehmet Demrozi, i cili punonte si mjek neurolog në Spitalin e Kavajës.
73- vjeçari nuk ka arritur ta fitojë betejën më Covid 19. Mësohet se gjendja e Demrozit ishte përkeqësuar tepër ditët e fundit, dhe mjeku neurolog po qëndronte në intubim.
Megjithë përkujdesjen e marrë Demrozi nuk ka arritur të fitojë betejën me koronavirusin.
Në një reagim në mediat sociale Urdhri i Mjekeve te Shqiperise shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mjekut.
Lajmi kryesor:
Sot 602 raste të reja, 16 viktima nga COVID! Humb jetën ish-zv.ministri i Turizmit e mjeku nga Kavaja! Një 20-vjeçare shtatzënë e intubuar, bën lindje të parakohshme
M.Q.//ReportTv.al