Infektivi, mjeku Mehmet Demrozi dhe ish-zv.ministri i Turizmit, Genci Pasko

Sot 602 raste të reja, 16 viktima nga COVID! Humb jetën ish-zv.ministri i Turizmit e mjeku nga Kavaja! Një 20-vjeçare shtatzënë e intubuar, bën lindje të parakohshme

11 Mars 2021, 17:46| Përditesimi: 11 Mars 2021, 18:06

  • Share

Në 24 orët e fundit janë shënuar 602 raste të reja dhe 16 viktima nga COVID! Gjatë ditës së sotme kanë humbur jetën edhe ish-zv.Ministër i Turizmit, Genci Pasko dhe një mjek neurolog nga Kavaja.

Nga  3077 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 602 qytetarë, ku Tiranë mban rastet më aktive me 243 të infektuar. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  243 raste në Tiranë, 29 raste në Korçë, 28 raste në Durrës dhe Fier, 27 raste në Shkodër, Sarandë, 23 raste në Vlorë, 20 raste në Lezhë, 14 raste në Kamëz, Gjirokastër, 11 raste në Berat, 10 raste në Lushnje, 8 raste në Elbasan, Pogradec, 7 raste në Mirditë, Tepelenë, Malësi e Madhe, Peqin, 6 raste në Kurbin, Vau i Dejës, Librazhd, Prrenjas, 5 raste në Devoll, Kukës, Kavajë, Gramsh, Shijak, 4 raste në Mallakastër, Kolonjë, 3 raste në Tropojë, Përmet, Delvinë, 2 raste në Divjakë, Dibër, Kuçovë, Vorë, Patos, 1 rast në Krujë, Mat, Belsh, Himarë, Memaliaj, Skrapar, Maliq, Poliçan.          

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 16 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 41-78 vjeç.  

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 620 pacientë, 37 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1080 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 22,693 vaksinime për personelin shëndetësor dhe të moshuarit.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 761 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 78,259 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Mars 2021)

Raste të reja ditore       602

Të shëruar në 24 orë     761

Të shtruar në spitale      620

Humbje jete në 24 orë   16

Testime ditore               3077

Testime totale          501,153

Raste pozitive          115,442

Raste të shëruara       78,259

Raste Aktive                35,181

Humbje jete                2002

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    23511

Fier        2540

Vlorë       1659

Durrës    1662

Shkodër   1327

Gjirokastër 1219

Korçë     879

Elbasan  624

Lezhë       694

Berat       420

Dibër    340

Kukës    306

Ora 15:22
E reja shtatzënë me COVID intubohet te Infektivi, i nënshtrohet operacionit për lindje të parakohshme

Një e re rreth të 20-tave, 24 javëshe shtatzënë, e shtruar në spitalin Infektiv pasi është prekur me COVID, është intubuar si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore.

Kësisoj e reja i është nënshtruar lindjes së parakohshme, ndërsa po e asistojnë mjekët e maternitetit Mbretëresha Geralndinë.

Ky nuk është rasti i vetëm, pasi raste të tillë madje dhe më fatale ku nënat kanë ndërruar jetë, janë shtuar së fundmi. Dje 22-vjeçarja Sidorela Koça nga qyteti i Korçës ka humbur jetën prej COVID-19, pasi ishte në intubim prej më se 3 javësh. Gjatë kohës që ka qenë në intubim, mjekët kanë arritur që të nxjerrin në jetë fëmijën e saj. Fëmija e saj është shëndoshë e mirë, e ndërsa fatkeqësisht e reja nuk arriti që të njihte krijesën e saj, pasi COVID-i i mori jetën, pas një beteje të gjatë.

Ky është rasti i tretë, pasi më herët ndërroi jetë edhe një 32-vjeçare dhe një 28-vjeçare.

Ora 14:47
COVID-i i merr jetën ish-zv. ministrit të turizmit

TIRANË- Ish- zv. Ministër i Turizmit, Genci Pasko ka ndërruar jetë pas një beteje me COVID. Lajmi është konfirmuar nga kolegët e tij të Universitetit, ku punonte si profesor.

"Me keqardhje mësuam sot për ndarjen nga jeta para kohe, të kolegut, profesorit, një ndër aktivistët më të njohur shqiptarë, Genci Pasko.

Prej afro dy vitesh Dr. Genci Pasko ishte pedagog pranë Kolegjit Universitar “LOGOS”. Genci Pasko është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës dhe ka mbrojtur doktoraturën po në këtë fakultet, pranë Departamentit Marketing-Turizmit.

Pasko ka mbuluar detyra të rëndësishme, ku ndër to edhe Zv. Ministër i Turizmit. Pas një përvoje pune mbi 10 vjeçare në institucione të rëndësishme të administratës publike, duke filluar nga viti 2009, z. Pasko ka punuar në sektorin e shoqërisë civile. Largimi i parakohshëm i Genci Paskos është një humbje e madhe për familjen, shokët, kolegët, të afërmit dhe shoqërinë. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen nga stafi i Kolegjit Universitar “LOGOS”! U prehsh në paqe Genci", shkruhet në njoftim.

Ora 13:35
Prej ditësh në intubim, ndërron jetë nga COVID mjeku neurolog nga Kavaja

Një tjetër mjek ka humbur jetën si pasojë e  COVID -19. Bëhet me dije se ka ndërruar jetë Mehmet Demrozi, i cili punonte si mjek neurolog  në Spitalin e Kavajës.

73- vjeçari nuk ka arritur ta fitojë betejën më Covid 19. Mësohet se gjendja e Demrozit ishte përkeqësuar tepër ditët e fundit, dhe mjeku neurolog po qëndronte në intubim.

Megjithë përkujdesjen e marrë Demrozi  nuk ka arritur të fitojë betejën me koronavirusin.

Në një reagim në mediat sociale Urdhri i Mjekeve te Shqiperise shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mjekut.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?