Fusha e mbetjeve në Vlorë

Prej dy ditësh fusha e mbetjeve në flakë, IKMT gjobit Bashkinë e Vlorës me 1 milionë lekë! Dyshohet se zjarri ishte i qëllimshëm

30 Qershor 2023, 16:50| Përditesimi: 30 Qershor 2023, 18:08

  • Share

IKMT ka gjobitur Bashkinë e Vlorës me 1 milionë lekë pasi fusha e mbetjeve u përfshi nga flakët duke mbuluar të gjithë zonën me tym të zi. Që prej mbrëmjes së djeshme deri mëngjesin e sotëm, forcat zjarrfikëse ishin në betejë me zjarrin ndërsa dyshohet se ishte i qëllimshëm.

Ishin banorët ata që u shprehën se kjo situatë është e përsëritur dhe mendojnë se zjarri u vu nga dora e njeriut me qëllim.

Teksa Vlora përballet me këtë emergjence mjedisore që dyshohet e qëllimshme,  në mesin e sezonit turistik, policia dhe bashkia e Vlorës nuk duket në vendngjarje. Në detyrë edhe për tre ditë është Dritan Leli, i cili nuk iu përgjigj interesit të mediat.

Komento

Komente

  • flori: 30/06/2023 17:14

    c'faj ka bashkia kur qeveria nuk nderton ne vlore nje incenerator...por i vjedh leket me tigrin...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?