Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj zgjodhi të mos ishte vetë i pranishëm në SPAK këtë të mërkurë për t’u njohur me akuzat zyrtare të prokurorisë.
Agjentë të BKH i shkuan në paraburgimin e Durrësit për t’i komunikuar statusin e të pandehurit për korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje e sendeve të paligjshme në burg.
Pikërisht për episodin e fundit, i pandehur është marrë edhe Fatjon Baci, polici i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, i cili akuzohet se i dha telefonin kryebashkiakut për të komunikuar me bashkëshorten gjatë kohës që transportohej nga Paraburgimi i Durrësit drejt Apelit të Posaçëm për masën e sigurisë 11 marsin e kaluar.
Më herët në mëngjes, akuzat e korrupsionit pasiv, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë iu komunikuan edhe bashkëshortes së Veliajt Ajola Xoxa, e cila u paraqit e shoqëruar nga avokati në SPAK.
Mes personave që janë marrë të pandehur për dosjen Veliaj, SPAK i ka komunikuar akuzën edhe deputetes Klotilda Bushka. Ajo akuzohet nga per vepren penale te kryerjes se veprimeve qe pengojne zbulimin e së vertetës. Sipas SPAK, Bushka dyshohet se ka kryer veprimeve aktive per intimidimin e deshmitarëve.
Nën akuzë zyrtare është edhe një emër i ri, biznesmeni Mirton Lika, pronar i Sky Hotels, i cili akuzohet se i vuri në dispozicion ambiente në Sky Toëer bizneseve të Ajola Xoxës. Lika është i pandehur për “Fshehje të të ardhurave”.
Një ditë më parë, edhe biznesmeni Elman Abule u mor zyrtarisht i pandehur për pastrim parash.
Nga 5 biznesmenët nën hetim që prej fillimit, disa prej të cilëve të njohur në fushën e ndërtimit në Tiranë, deri tani vetëm Gentian Sulës i është komunikuar akuza e korrupsionit aktiv.
Në ditët në vijim pritet të merren të pandehur për të njëjtën akuzë Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, ata i kanë dhënë ryshfet Veliaj për të marrë fonde publike dhe leje ndërtimi.
Avokatët ndërkombëtarë të Erion Veliajt kanë reaguar pasi SPAK mori zyrtarisht të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, duke i komunikuar 4 akuza.
Avokatët ndërkombëtarë thonë se mbajta në burg e Veliajt është e paarsyeshme dhe joproporcionale.
Sipas tyre, Veliaj është penguar që të ketë akses te avokatët e tij ndërkombëtarë.
Reagim i avokatëve ndërkombëtarë të z. Veliaj:
Sot, 163 ditë pas ndalimit të z. Erion Veliaj, rezultatet e hetimit të zgjatur nga SPAK i janë dorëzuar nga ana e prokurorisë së posaçme. Avokatët e z. Veliaj mund të nisin tashmë shqyrtimin e provave të çështjes, të kundërshtojnë qëndrimin e SPAK-ut ndaj tij dhe të paraqesin prova në mbështetje të mbrojtjes.
Z. Veliaj i mohon në mënyrë të prerë të gjitha akuzat për shkelje të ligjit. Ne mbetemi në bindjen se vijimi i ndalimit të z. Veliaj është i paarsyeshëm, i panevojshëm dhe joproporcional. Kemi shqetësime serioze se kërkesat e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) nuk janë respektuar në rastin e tij. Fatkeqësisht, prej gati 3 muajsh, z. Veliaj është penguar të ketë akses te avokatët e tij ligjorë ndërkombëtarë, gjë që cënon seriozisht aftësinë e tij për të ushtruar të drejtat që i garanton KEDNJ-ja.
Si një funksionar i zgjedhur në mënyrë demokratike, të cilit i është pamundësuar ushtrimi i mandatit, është thelbësore që SPAK të ketë vlerësuar domosdoshmërinë e vazhdimit të ndalimit të tij. Deri më sot, nuk ka asnjë provë që kjo është bërë.
Jemi thellësisht të shqetësuar për mënyrën se si është zhvilluar hetimi. Së fundmi, detaje në lidhje me përfundimin e hetimit dhe raportin e Prokurorisë janë rrjedhur në mediat shqiptare. Kjo rrjedhje informacioni është në përputhje me trajtimin që i është bërë z. Veliaj që prej ditës së arrestimit, ku të dhëna paragjykuese mbi hetimin e SPAK-ut janë publikuar vazhdimisht në hapësirën publike. Nga informacionet e marra prej avokatëve të tij vendas, kuptojmë se këto rrjedhje përbëjnë shkelje të sekretit hetimor sipas legjislacionit shqiptar.
Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me ekipin ligjor vendas të z. Veliaj dhe të ndjekim çdo mjet ligjor të mundshëm.
SPAK ka ngritur dyshime të forta se kryetarja e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Klotilda Bushka ka qenë e përfshirë në veprime aktive për indimidimin e dëshmitarëve, helmimin e provave dhe pengimin e hetimit ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, në dhjetor të vitit të kaluar dhe në janar të këtij viti.
Në dosjen hetimore thuhet se Bushka ka ndërhyrë për të penguar hetimet e SPAK, duke intimiduar dëshmitarë dhe duke u marrë telefonat që të mos i dorëzonin në SPAK.
Sipas SPAK, deputetja kishte tentuar të manipulonte dëshminë e Ina Goxhajt, e cila ishte vënë fiktivisht në krye të kompanisë “BYL-A” edhe pse ajo kontrollohej nga Bushka dhe më pas nga Ajola Xoxa.
Pas thirrjes së saj nga SPAK, Goxhaj e cila u amnistua duke mos iu ngritur akuzë pasi bashkëpunoi me hetuesit, tregoi për një përpjekje të koordinuar për të ndikuar deklarimet e saj si dhe për të fshehur faktet gjatë hetimit.
Ajo deklaron se ishte takuar disa herë me Bushkën, Xoxën dhe disa avokatë, të cilët e kishin udhëzuar atë që të mohonte gjithçka si dhe të fshihte faktet.
Shqetësimi Bushkës, sipas dosjes hetimore, lidhej gjithashtu me adresën e BYL-A, që sipas deklarueses, nuk duhej të dilte që ishte shtëpia e saj.
Në një takim të dytë në një zyrë avokatore, Ajola Xoxa i kërkoi Goxhajt që t’i dorëzonte telefonin dhe më pas e ka kontrolluar atë në lidhje me bisedat që kishte të cilat tha Goxhaj e kanë shqetësuar.
Nëpunësja do deklaronte se Ajola Xoxa i kishte sjellë një telefon të ri të markës “Iphone 12”, ndërsa telefoni i vjetër i përdorur prej saj, dyshohet të jetë asgjësuar nga deputetja Bushka në shtëpinë e prindërve të vet.
Bushka i ka mohuar publikisht dyshimet e ngritura ndaj saj. Ajo ka pranuar takimet me Goxhajn, por duke deklaruar se ajo i ka transformuar bisedat mes tyre, në dëshminë e dhënë para prokurorëve.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë të pandehur edhe policin e burgjeve që i dha celularin Erion Veliajt gjatë kohës që ishte i arrestuar.
Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi, ka mësuar se polici i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Fatjon Baci, është marrë i pandehur nga SPAK, pasi akuzohet se i dha telefonin Erion Veliajt për të komunikuar gjatë kohës që transportohej nga Paraburgimi i Durrësit drejt Apelit të Posaçëm për masën e sigurisë. Episodi dyshohet se ka ndodhur më datë 11 Mars 2025.
SPAK i ka komunikuar ditën e sotme akuzat personave nën hetim për dosjen Veliajt. Edhe vetë ky i fundit është marrë i pandehur dhe iu komunikuan 4 akuza.
Biznesmeni Gentian Sula u paraqit në Prokurorinë e Posaçme sot pas mesdite.
Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi, raporton se biznesmenit Sula iu komunikua akuza e korrupsionit aktiv.
Kujtojmë se Gentian Sula është pjesë e dosjes së Erion Veliajt.
Biznesmeni Gentian Sula po hetohet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka marrë të pandehur më herët gjatë ditës së sotme edhe Ajola Xoxën, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe biznesmenin Mirton Lika.
Oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar në Paraburgimin e Durrësit, për t’i komunikuar akuzën Erion Veliajt, duke e marrë të pandehur. Prokurori i çështjes, Olsi Dado, nuk është i pranishëm.
Report Tv mëson se SPAK i ka komunikuar akuzën “fshehje e te ardhurave” edhe biznesmenit Mirton Lika në dosjen 'Veliaj'. Në bazë të hetimeve rezulton se Lika i ka dhënë një zyrë Ajola Xoxës me kontratë hua përdorje, por Prokuroria e Posaçme dyshon se është veprimtari paligjshme.
Bëhet fjalë për një zyrë në godinën “Sky Tower” në zonën e Bllokut, ku u ushtruan kontrolle përpara disa muajsh nga agjentët e BKH. Ajola Xoxa në këtë godinë zotëronte disa zyra për disa aktivitete të saj nga galeria private “Harabel” te zyra juridike “Partners Low”.
Komente

KJO PUNA E S.P.A.K. E B.K.H. MË DUKET SE JAN PARTI DEMOJURIDIKE E NËNËS P.D.SH. DHËNTË ZOTI QË MOS THONË QË E.V. ËSHTË I SËMURË E NUK LËVIZ NGA VËNDI QË SHKUAN TË BËJNË SHPALLIEN E ÇKA KANË KATRANOSUR,KUR KRIMINELËT ÇOHEN NË SALLËN E GJYKATËS.UROJË QË SEANCA NË BURGË TË JETË E FILMUAR,E QË NJË DITË MILETI TË KUPTOJ TË VËRTETËN
PërgjigjuDuket që është tërësisht tendencioze sepse thuhet futje e materialeve të pa ligjshme në burg ndërkohë që në burgjet shqipëtare telefonat celularë nuk kanë munguar kurë nga të burgosurit,kjo i ngjan hetuesisë së kohës së Enverit kur donin ta rëndonin të arrestuarin i thoni që ke dëgjuar muzikë dekadente....turpet o Dum Dumit dhe Olsi ndërtuesit...
PërgjigjuQE kan vjedhur dihet.tu sekuestrohet pasuria e TI kaloj buxhetit te shtetit QE ta vjedhin prap me tenders Po nje gje skuptoj un.cesht kjo provat I vihen ne dispozicion avokatit kundrejt Pageses? Me SA di un avokati ka te drejt te njihet me te gjitha provat kunder klientit te tij ne menyren QE ta mbroj.hera par QE e degjoje.prokuror albanski mo
PërgjigjuE mor SPAK biznesmeni se të tillë jeni,vrasësin hajdutin dhe kriminelin Sali non grata e lini të lirë se u a di poshtërsitë që bëni prandaj nuk keni bythë ta arrestoni,ndyrësira të kombit ....
PërgjigjuPer mua nuk ka rendesi procedura sepse eshte nje pengese per te arritur tek fakti. Pra vertetimi qe I pandehuri ka shkelur ligjin per te perfituar.erjon veliaj mbolli peme qe te fitonte leke per vehte pervec 3% qe ia jep ligji apo sepse iu hap barku qe ne te kemi nje ambient te pershtatshem per te jetuar
PërgjigjuDasmen e banen ne gjirokaster te dy edhe erjon velija edhe ajola xoxa , u hapen si shum
Përgjigju