TIRANË- Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi masën arrest me burg për Kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, pas dy seancave maratonë. Gjyqtari që dënoi ish-ministrin Tahiri, shpalli sot vendimin duke e lënë Veliajn në qeli, ku mbahet prej më shumë se një muaji nën akuzë për korrupsion pasiv e pastrim të parave. Veliaj kërkonte masë më të butë sigurie edhe kundrejt garancisë pasurore, por kërkesa u rrëzua nga Pëllumbi.
Pas seancës, avokati Maks Haxhia tha se SPAK nuk solli asnjë provë të re dhe se nuk mund të lihet në burg personi më i votuar në Shqipëri.
"Nuk mund të aplikohej masa e arrestit me burg për njeriun më të votuar në Shqipëri dhe t’i thuash je person i rrezikshëm. Rrezikshmëria e personit është e lidhur me argumentin dhe mund për të kryer vepra të tjera penale, vepra të rrezikshme, ato që dëmtojnë jetën dhe shëndetin. Kurse këto lloj veprash penale me karakter administrativ. Është i njëjti material që ka qenë edhe në Gjykatën në Shkallë të Parë. Presim që të ndodhë ndonjë çudi në Gjykatën e Lartë për ndryshimin e masës së sigurisë sepse nuk mund të mbahet në burg kryuebashkiaku me këto rrethana.
“Intimidim nuk term procedurial. E thotë SPAK, po nuk është, se e thotë SPAK nuk thotë se e thotë ligji. Intimidim nuk është term procedurial. Term procedurial është të prishësh provat. Në qoftë se përdoret fjala intimidim kalon në stad që ti kanos, prish imazhin ose bën presione, por nuk është kriter për të caktuar dhe bazuar masën e arrestit. Për mua, po sepse pretendohet se kur ka ardhur një institucion kaq i rëndësishëm dhe kaq serioz për të sjellë në kuotat e këtij niveli aplikimi të masës arrest në burg kryetarin e bashkisë, pretendohet që ti e ke sjellë materialin e plotë”, theksoi Haxhia.", tha Haxhia.
Avokati Maks Haxhia, ka ngritur alarmin në lidhje me skandalin e përgjimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri. Avokati Haxhia, nënvizon se kjo situatë është skandaloze dhe duke filluar që nga Presidenti i Republikës, nga parlamenti, nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe nga i gjithë populli duhet të vihen në alarm për përgjimet. Haxhia theksoi se ky institucion nuk ka kontroll.
“Po hape këtë kapitullin e përgjimeve unë do tejkaloj shumë përgjimet, në qoftë se është e vërtetë ajo që ka ndodhur me anëtarin e GJK, për mua është një situatë skandaloze duke filluar që nga Presidenti i Republikës , nga parlamenti, nga GJK, nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe nga i gjithë populli duhet të vihen në alarm. Kur GJK, nëse është e vërtetë e përsëris disa herë, vihet në përgjim imagjinoni se si jemi ne të tjerët. Ky është defekti i legjislacionit, që ky institucion nuk ka kontroll. Ky institucion ka kontroll nga gjykata që këta kanë të drejtën për të filluar procesin penal ndaj tyre. Ligji nuk e parashikon të përgjojë kë të dojë”, thekson Haxhia.
Nga ana tjetër, gjyqtari i Posaçëm ka zbutur masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie për biznesmenin Elman Abule, i akuzuar për pastrim parash në çështjen e Veliajt. Abule, kërkoi masë tjetër me argumentin se mungesa e tij po i shkatërron biznesin ndërsa ka edhe arsye familjare.
Masa detyrim paraqitjeje është lënë në fuqi për 3 biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi dhe Shkëlqim Fusha, të cilët akuzohen për korrupsion aktiv. Ky vendim, i hap rrugë Veliajt që t’i drejtohet Gjykatës së Lartë me rekurs.
Po sot, i njëjti gjyqtar Pëllumbi ka rrëzuar edhe një kërkesë të bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, për heqjen e sekuestros së llogarive bankare. Xoxa, Fatmir Bektashi dhe Sokol Kryeziu nuk e kanë ankimuar masën detyrim paraqitjeje.
Çfarë ndodhi dje në seancë?
Seanca e cila zgjati afro 3 orë, nisi me fjalën e avokatëve të Veliajt që thanë qëndrimin e tyre në lidhje me provat e reja që u paraqitën nga SPAK të martën, disa biseda të përgjuara gjatë kohës që Veliaj ndodhej në paraburgimin e Durrësit. Avokati Artur Selmani deklaroi në gjykatë, se përgjimet telefonike ku Veliaj fliste me familjarët e tij nuk mund të merren si kërcënim apo intimidim për askënd, dhe nuk mund të përdoren për të rënduar pozitën e kryebashkiakut, i cili kërkon një masë më të butë sigurie, edhe përkundrejt garancisë pasurore. Avokati Artur Selmani i mëshoi faktit se nuk ka asnjë rrezik që në liri, Veliaj të prishë provat, të arratiset apo të intimidojë gjyqtarët.
Në të njëjtën linjë me avokatin ishte edhe vetë kryebashkiaku Veliaj, i cili tha në seancë se në përgjimet nuk ka asgjë sekrete, teksa kërkoi seancë të hapur për mediat.
lajm ne perditesim...
Avokati Maks Haxhia u shpreh se akuzat e SPAK për intimidim nga ana e kryebashkiakut Veliaj nuk qëndron, pasi ai nuk është term procedurial. Duke folur me gazetarët, Haxhia tha se kjo nuk është kriter për të caktuar dhe bazuar masën e arrestit.
“Intimidim nuk term procedurial. E thotë SPAK, po nuk është, se e thotë SPAK nuk thotë se e thotë ligji. Intimidim nuk është term procedurial. Term procedurial është të prishësh provat. Në qoftë se përdoret fjala intimidim kalon në stad që ti kanos, prish imazhin ose bën presione, por nuk është kriter për të caktuar dhe bazuar masën e arrestit. Për mua, po sepse pretendohet se kur ka ardhur një institucion kaq i rëndësishëm dhe kaq serioz për të sjellë në kuotat e këtij niveli aplikimi të masës arrest në burg kryetarin e bashkisë, pretendohet që ti e ke sjellë materialin e plotë”, theksoi Haxhia.
Avokati Maks Haxhia, njëherësh dhe kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë e cilëson të gabuar vendimin e sotëm të gjykatës për të lënë në arrest me burg kryebashkiakun Veliaj. Në një prononcim për media, Haxhia thekson se zgjidhja e çështjeve me masa arresti jo vetëm për Veliajn, por për këdo, është një absurditet që vetëm në Shqipëri ndodh.
“Zgjidhja e çështjeve me masa arresti jo vetëm për Veliajn, por për këdo, është një absurditet që vetëm në Shqipëri ndodh. Sidomos për vepra që nuk paraqesin këtë shkallë të rrezikshmërisë dhe vetë personi nuk paraqet shkallë rrezikshmërie. Nuk mund të aplikohej masa e arrestit në burg për njeriun më të votuar të Shqipëria, 3 herë kryetar bashkie dhe ti thuash je person i rrezikshëm…”, tha ai.
Avokati i njohur nënvizon se Veliaj nuk paraqet asnjë rrezikshmëri shoqërore që ndaj tij të lihej kjo masë sigurimi.
“Këtë kemi kundërshtuar se rrezikshmëria e personit është e lidhur me agresivitetin dhe me mundshmërinë për të kryer vepra të tjera penale dhe vepra të rrezikshme që kanë të bëjnë veçanërisht, se veprat më të rrezikshme në kodin penal janë ato që dëmtojnë jetën dhe shëndetin sepse është pasuria më e madhe e shoqërisë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e individit, kurse këto lloj veprash penale që kanë më shukë karakter administrativ dhe bazohen në ekspertët kontabël për të sjellë në aktet e tyre dhe pasqyruar dëmet efektive këto janë vepra që nuk kanë shkallë rrezikshmërie”, deklaroi Maks Haxhia.
Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin për sekuestron preventive ndaj llogarive bankare të Ajola Xoxës
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 13.03.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 11, datë 27.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X., Shoqëria Tregtare “***” sh.p.k., Shoqëria “***” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 98 Akti, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive, mbi llogaritë bankare”, dhe vendosi:
· Miratimin e vendimit nr. 98 Akti, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.
· Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij
Komente
