Rezina dhe Elvisa Dhimaku

Kronikë

Aksidenti tragjik/ Dy motrat do pinin kafe në Sarandë, i ati shpëtoi djalin 10-vjeçar! Gjyshja: Mos ikni, kam parë ëndërr të keqe

25 Gusht, 14:54| Përditesimi: 25 Gusht, 15:24

  • Share

Motrat, Elvisa 22 vjeç dhe Rezina Dhimaku 20 vjeç, mbrëmjen e djeshme ishin nisur për të pirë një kafe në Sarandë, po humbën jetën në aksidentin tragjik. Mësohet se ato morën leje nga prindërit duke u thënë se do merrnin me vete edhe shoqen e tyre, Antonelën. Madje donin të merrnin me vete edhe vëllanë e tyre 10-vjeçar, por babai u tha ta linin atë se, “është i lodhur”. Babai dhe mamaja e tyre i la të shkonin ndërsa gjyshja u tha që mos ikni se “kam parë një ëndërr të keqe”.

Një banor i fshatit Kopaçez në Delvinë tregoi për Report Tv se babai i dy vajzave është bari. Rizal Dhimaku, ose Zotja, siç i thërrasin në fshat, i ka rritur fëmijët duke mbledhur sherebelë.

Motra më e madhe drejtonte një makinë Lancia, me motrën dhe një shoqe pasagjere.Reth orës 20:15 të mbrëmjes së 24 gushtit në aksin Sarandë-Delvinë, një tjetër automjet, një Audi, i përplasi fort, duke i lënë pa jetë motrat, e duke plagosur miken e tyre, 24-vjeçare, Antonela Zhupa. E reja po merr trajtim të specializuar nga bluzat e bardha në spitalin e Traumës, ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. Në timon, rezultoi të ishte një shofer i dehur, 24-vjeçari Kevi Norra, i cili kreu edhe një parakalim të gabuar. 


Lajmi kryesor:

Aksidenti me 2 viktima në Sarandë/ 23-vjeçari i dehur në timon, vihet në pranga! Parakaloi me shpejtësi, punonjës në Ministrinë e Brendshme


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?