Chelsea feston tri pikët

Sport

Premier League/ Man. United ndal Arsenalin, Liverpool shkëputet në krye! Chelsea dy fitore radhazi, Tottenham shmang turpin në shtëpi

9 Mars, 18:04| Përditesimi: 9 Mars, 20:07

  • Share

Futbolli elitar në Angli mbylli raundin e 28-të. Të dielën e 9 marsit Chelsea fitoi kundër Leicester, ndërsa Tottenham shmangu turpërimin në shtëpi, duke marrë një pikë. Në "Old Trafford"  Manchester United ndali 1-1 Arsenalin dhe i bën nder Liverpoolit në garën për titullin kampion.

Në "Old Trafford" Manchester United ndali 1-1 Arsenalin dhe i bën nder Liverpoolit në garën për titullin kampion. Bruno Fernandes shënoi për "Djajtë e Kuq" një gol të bukur në shtesën e dytë të pjesës së parë, ndërsa Declan Rice barazoi 16 minuta nga fundi.

Në "Stamford Bridge" Chelsea fitoi 1-0 kundër Leicester, duke marrë suksesin e dytë radhazi. Në Londër, Cole Palmer gaboi penalltinë e parë në karrierë për vendasit, duke shpërdoruar shansin për të marrë epërsinë që në pjesën e parë. Megjithatë Cucurella në minutën e 60-të i dha tri pikë ekipit të Marescas duke e dërguar në zonën Champions.

Nga ana tjetër, Tottenham barazoi 2-2 kundër Bournemouth. Miqtë shënuan dy herë me Tavernier dhe Evanilson, para se Sarr dhe Son me penallti barazuan ndeshjen.

Premier League kryesohet nga Liverpool me 70 pikë, ndjekur nga Arsenal me 55 të tilla dhe një ndeshje më pak.

Premier League, raundi 28-të:

E diel, 9 mars 2025

15:00 Chelsea 1-0 Leicester

15:00 Tottenham 2-2 Bournemouth

17:30 Manchester United 1-1 Arsenal

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?