Nottingham 1-0 Manchester City

Sport

GOLAT/ Man. City 'humbet rrugën' në shtëpinë e Forest, Nottingham e mposht pas 28 vitesh! Liverpooli fiton me përmbysje dhe prin +16

8 Mars, 16:09| Përditesimi: 8 Mars, 20:52

  • Share

Premier League e futbollit në Angli është në raundin e 28-të. E shtuna e 8 marsit ishte historike për Nottingham, me Forest që mposhtën 1-0 në shtëpi Manchester Cityn, gjë që nuk ndodhte prej 1997-s. Tanimë Nottingham i parakalon "Qytetarët" në renditje. Me fillim nga ora 16:00, Liverpooli përmbysi 3-1 Southamptonin dhe prin klasifikimin me +16 pikë nga ndjekësit e Arsenal. 

Në "City Ground" vendasit e Nottingham treguan se jo më kot janë surpriza e këtij sezoni. Djemtë e Nuno Espirito Santo mposhtën 1-0 Manchester Cityn në një ndeshje me shumë raste. Sfida u vendos vetëm shtatë minuta para fundit nga goli Hudson-Odoi. Pas pasimit të Gibbs, Odoi e ndali sferën në rrjetë duke kthyer në festë pasditen e tifozëve të tij. Forest nuk fitonte kundër Cityt që prej vitit 1997. Tanimë Nottingham Forest me 51 pikë merr pozitën e tretë, duke lënë pas Man. Cityn me 47 pikë.

Në "Anfield Road", Liverpooli mposhti 3-1 Southamptonin dhe siguroi fitoren e 21-të sezonale në Premier League. Vendasit e Slot gabuan në fundin e pjesës së parë, kur një hutim nga van Dijk dhe Alisson bëri që Smallbone të kalonte në epërsi "Shenjtorët". Megjithatë të kuqtë u "shkundën" në pushimin mes pjesëve dhe shënuan dy gola të shpejtë me Nunez e Salah në minutat 51 dhe 54. Po Salah në minutën e 88-të shënoi golin e tretë sërish me penallti dhe e dërgon në 32 numrin e golave sezonal, teksa ka dhënë edhe 22 asistime.

Premier League, raundi 28-të:

E shtunë, 8 mars 2025

13:30 Nottingham 1-0 Manchester City

16:00

Brighton 2-1 Fulham

Crystal Palace 1-0 Ipswich

Liverpool 3-1 Southampton

18:30 Brentford 0-1 Aston Villa

Renditja:

Ora 18:12
VIDEO/ Liverpool përmbys 3-1 Southamptonin dhe kryeson Premier Leaguen


Në "Anfield Road", Liverpooli mposhti 3-1 Southamptonin dhe siguroi fitoren e 21-të sezonale në Premier League. Vendasit e Slot gabuan në fundin e pjesës së parë, kur një hutim nga van Dijk dhe Alisson bëri që Smallbone të kalonte në epërsi "Shenjtorët".

Megjithatë të kuqtë u "shkundën" në pushimin mes pjesëve dhe shënuan dy gola të shpejtë me Nunez e Salah në minutat 51 dhe 54. Po Salah në minutën e 88-të shënoi golin e tretë sërish me penallti dhe e dërgon në 32 numrin e golave sezonal, teksa ka dhënë edhe 22 asistime. Me 70 pikë të kuqtë kryesojë renditjen, ndjekur nga Arsenal me 54 pikë dhe dy ndeshje më pak. Southampton qëndron në pozitën e fundit.

Ora 16:11
VIDEO/ S'ndodhte prej 1997-s, Nottingham mposht 1-0 Man. Cityn dhe e parakalon në renditje


Në "City Ground" vendasit e Nottingham treguan se jo më kot janë surpriza e këtij sezoni. Djemtë e Nuno Espirito Santo mposhtën 1-0 Manchester Cityn në një ndeshje me shumë raste. Sfida u vendos vetëm shtatë minuta para fundit nga goli Hudson-Odoi. Pas pasimit të Gibbs, Odoi e ndali sferën në rrjetë duke kthyer në festë pasditen e tifozëve të tij. Forest nuk fitonte kundër Cityt që prej vitit 1997. Tanimë Nottingham Forest me 51 pikë merr pozitën e tretë, duke lënë pas Man. Cityn me 47 pikë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?